Mbrëmje artistike shqiptaro-rumune në Galati të Rumanisë

Premte, 12 Prill 2019 12:15

Ditët e fundit, në sallën e Koncerteve të Universitetit të Arteve “Dunărea de Jos”,  në Galac të Rumanisë, u zhvillua një mbrëmje artistike shqiptaro-rumune, duke pasur si komponentë të saj: art vizual, muzikë dhe poezi bashkëkohore shqiptare. Veprimtaria u organizua nga Shoqata “Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë” (ALAR) dhe Universiteti i Arteve i qytetit të Galati-it.

Në hapjen e aktivitetit folën Z. Bogdan-Alin Stoica, deputet i pakicës shqiptare nș Parlamentin e Rumanisë, i cili, përpos të tjerash, foli për rëndësinë e kësaj veprimtarie, me anë të së cilës bëhet e njohur në qendra të rëndësishme urbane, universitare dhe kulturore, kultura shqiptare, muzika, arti figurativ dhe poezia shqiptare. ALAR, nëpërmjet Qendrës Kulturore në Bukuresht dhe me mbështetjen a anëtarëve të saj, por edhe të simpatizantëve, po bëjnë një punë intensive për të bërë të njohura vlerat e spiritualitetit shqiptar.- nënvizoi deputeti Stoica. Kritiku i artit dhe letërsisë, Dr. Luan Topçiu u foli të pranishmëve për traditat e shqiptarëve në këtë zonë të Rumanisë, për Naum Veqilarxhin dhe për abetaren e parë të gjuhës shqipe, për gazetën e parë në gjuhën shqipe më 1887 në qytetin Braila të Rumanisë, për meshën e parë në gjuhën shqipe të Fan Nolit më 1911 po në Braila, për arkitektin Kristo Sotiri, pogradecarin që kaloi fëmijërinë në këto treva, në qytetin e Galacit dhe për historinë e lavdishme të shqiptarëve që u vendosën në këto vise etj.

Ekspozita kishte si protagonistë piktorin e mirënjohur shqiptar, Gentian Zeka, dhe profesorin e arteve  Cornel Corcăcel nga Galati si dhe disa studentë të Universitetit të Arteve të këtij qyteti.  Grafikat e artistit pogradecar, Gentian Zeka, janë tashmë të njohura për publikun rumun, pasi është ekspozita e pestë  e tij që hapet në Rumani, pas dy ekspozitave në Bukuresht, një ekspozitë në qytetin e Sibiut dhe tjetri në qytetin e Konstancës. Grafikat e piktorit shqiptar bien në pah për trajtat abstrakte, por të endura me mjeshtëri si azhuret onirike të një ëndrre të stolisur me forma dhe trajta. Veprat e artistit shqiptar zgjuan kërshërinë dhe adhurimin e artdashësve nga Galati, të kolegëve artistë profesorë dhe të studenteve të arteve të këtij qyteti të rëndësishëm të Rumanisë.

Në recitalin me muzikë shqiptare dhe rumune luajtën instrumentistët: pianisti Piro Gaqi, profesor në Konservatorin e Muzikës në Galati si dhe oboistja Simona Holiartoc, profesore në Konservatorin e Muzikës.  Instrumentistët u dalluan për lojën e ngrohtë, për virtuozitetin teknik, për dialogun muzikor të përkryer. Bashkë me profesorët interpretoi edhe formacioni i muzikës së dhomës i studentëve të muzikës. Recitali poetik u realizua nga aktori dhe profesori i teatrit në degën e dramës, Victor Mihăilescu.

Aktori i mirënjohur i teatrit rumun solli për artdashësit e Galacit, forcën, lirizmin, ndjeshmërinë e poezisë shqipe përmes vargjeve të Ismail Kadaresë, Visar Zhitit, Ilirian Zhupa, Xhevahir Spahiu, Martin Camaj, Ali Podrimja, Fatos Arapi, Frederik Reshpja, Bardhyl Londo, Agron Tufa, Skender Rusi, të përkthyer në rumanisht nga Luan Topçiu dhe Renata Melonashi.

Një vend i posaçëm iu kushtua dhe poetit të madh kombëtar rumun, Mihai Eminescu, dhe poetit të shquar me origjinë shqiptare, Cezar Ivanescu.

l2.jpg

l1.jpg

Modifikuar më Premte, 12 Prill 2019 12:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...