Veterani i stand-up komedisë, Ian Cognito ka vdekur në skenë gjatë kohës sa ishte duke luajtur.
Komediani 60-vjeçar u ulë në një stol duke marrë frymë rëndë, para se të binte në qetësi për 5 minuta gjatë shfaqjes të enjten.
Andrew Bird tha se publiku në barin ‘Atic’ në Bicester menduan që ishte shaka, dhe vazhduan të qeshnin të pavetëdijshëm që diçka nuk ishte në rregull, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Shërbimi i Ambulancës konfirmoj se Cognito kishte vdekur në skenë.
Bird i cili drejton ngjarjet në Lone Wolf Comedy Club, tha se Cognito nuk ishte ndjerë mirë para se ta fillonte shfaqja, por kishte insistuar që të shkonte në skenë.
Ai tha se Cognito ishte tallur edhe me shëndetin e tij gjatë shfaqjes duke u thënë audiencës “imagjinoni sikur të vdisja para jush sot”.
Ishte Bird ai që shkoi i pari në skenë për të parë nëse komediani ishte mirë.
“Të gjithë në skenë, përfshirë edhe mua, menduam që ishte tallje”, tha ai. “Edhe unë kur shkova në skenë dhe preka duart e tij, prita që ai të thoshte ‘boo’”.