Një mbrëmje kushtuar mjeshtrit të madh, Josif Minga, kompozitorit dhe përpunuesit të mbi 120 veprave muzikore gjatë karrierës së tij 40 vjeçare erdhi për publikun korçar.
Aktiviteti i zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në sallën e teatrit të qytetit , mblodhi emra të njohur të muzikës e artit si dirigjenti i korit Lira Pandi Bello, këngëtarët e mirënjohur Eli Fara, vëllezërit Prifti, Sherif Merdani e disa interpretues të njohur korçarë.
Mjeshtri i Madh e nisi karrierën në moshën 19-vjeçare duke u bërë pjesë e festivaleve të këngës dhe në mbrëmjen kushtuar atij, Minga dirigjoi orkestrën teksa artistët performonin këngët e tij.
Krijimet e suskesshme ndër vite me interpretimin mjeshtëror të këngëtarëve ofruan një spektakël për të pranishmit.