Çelet ekspozita “PranverArt”, veprat e 81 artistëve ekspozohen për herë të parë në muze

Tuesday, 16 Prill 2019 13:20

Ekspozita “PranverArt” u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita vjen në përvjetorin e dhjetë të saj me punime në pikturë, skulpturë, reliev dhe grafika. Veprat e 81 artistëve të njohur, por dhe artistëve të rinj janë ekspozuar për herë të parë për publikun në edicionin e dhjetë të “PranverArt”. Këtë vit ekspozita është me organizim dhe e kuruar nga artistët Llazar Taçi dhe Maksim Bushi, që dhe më parë janë marrë me zhvillimin e saj. Kjo ekspozitë prej vitesh i shtohet jetës artistike në Tiranë, ku vepra të ndryshme të artit prezantohen për herë të parë për publikun. Gjini dhe zhanre të ndryshme, punime të realizuara gjatë viteve të fundit apo dhe gjatë 2019 do të qëndrojnë për publikun deri më datë 24 prill në Muzeun Historik Kombëtar. Piktori i njohur Gëzim Zoto në këtë ekspozitë prezantohet me një pikturë në përmasat 89 x 120 vaj në kanavacë të realizuar gjatë muajve të fundit. Ai tregon se ka punuar 200 orë për realizimin e saj. Për piktorin Gëzim Zoto ekspozita që po zhvillohet në Tiranë këto ditë është me rëndësi për artistët e artit figurativ në vend. “Ekspozita “PranverArt” është eveniment i rëndësishëm në artin figurativ shqiptar. Falënderoj organizatorët që më ftuan të marr pjesë për herë të pestë si pjesëmarrës në këtë ekspozitë”, tregon piktori. Ndërsa skulptori Idriz Balani gjithashtu tregon se prezantohet me dy punë që prezantohen për herë të parë. “Unë kam një bazoreliev kushtuar një kolegu tim, piktori Bujar Lila, ku kam portretin e tij. Ka një dimension diku te 60 me 40 metra katror. Unë gjithmonë ekspozoj vepra për herë të parë dhe këtë vit po ashtu. Kjo punë është bërë gjatë këtij viti dhe për herë të parë prezantohet për publikun. Një vepër kushtuar kolegut tim që merr pjesë në këtë ekspozitë edhe vetë me një natyrë të qetë me shegë shumë interesante. Jemi shokë prej fëmijërie dhe unë i kushtova veprën time. Po ashtu kam prezantuar dhe një portret të Hasan Prishtinës, që është punuar para dy vitesh dhe ekspozohet në këtë ekspozitë te muzeu”, tregon skulptori Balani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...