Luljeta Lleshanaku, kandidate për “GRIFFIN 2019”

E mërkurë, 24 Prill 2019 13:43

Libri ”Negative space” i Luljeta Lleshanakut, i përkthyer nga Ani Gjika, shpallet një nga katër finalistët për çmimin GRIFFIN 2019, në Kanada. Pas vlerësimit me çmimin PEN-i Anglez, dhe përzgjedhjes si finalist për çmimin “PEN America 2019”, përmbledhja me poezi “Negative space” e Luljeta Lleshanakut, e përkthyer mjeshtërisht nga Ani Gjika dhe e botuar njëkohësisht në Mbretërinë e Bashkuar nga Boodaxe Books dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga New Directions gjatë vitit që shkoi, përzgjidhet si një nga katër librat finalistë për çmimin Ndërkombëtar GRIFFIN, në Kanada. Çmimi Griffin, është themeluar në vitin 2000 nga biznesmeni dhe filantropisti Scott Griffin dhe jepet çdo vit në dy kategori: për poezinë ndërkombëtare të shkruar apo të përkthyer në anglisht, dhe për poezinë kanadeze.

Fitues të mëparshëm të këtij çmimi, kanë qenë autorë të njohur si: Anne Carson, John Ashberry, Charles Simic, Charles Wright, Paul Muldon, Heather McHugh, Paul Celan, etj.

Në argumentin e saj për përzgjedhjen e librit “Negative space” si finalist, Juria e çmimit GRIFFIN shprehet: “Sa më pak e njohur gjuha origjinale, aq më e vyer bëhet dhurata e përkthimit! Libri Negative Space i Luljeta Lleshanakut sjell një vështrim të rralle tek poezia shqiptare bashkëkohore. Rrjedhshëm e me saktësi te mprehtë, Ani Gjika e cila është edhe vetë poete, ka mundur të shprehë në anglisht jo vetëm poezitë e Negative Space por dhe atmosferën e ngrysur, e cila zotëron gjatë gjithë librit, një ndjesi e thellë perkohshmërie që është pasojë e së jetuarit nën presionin e ashpër politik.

Negative Space është gjithkund pjellore. Duke hapur portën e traumës, ne ballafaqohemi me një zë të butë dhe inteligjent, me ngjarje që nxjerrin në dritë realitetin e një njerëzimi të përbashkët, duke i rikthyer dinjitetin këtij njerëzimi. Në një botë të përçarë nga terrori e dhuna, poezia e Lleshanakut është përherë trazuese, por dhe qetësuese për ne, banorët e saj.”

Ndërkohë, në një recension të titulluar “Mbi Luljeta Lleshanakun”, të botuar në të mirënjohurën “London Rivew of books” në fillim të muajit prill, shkrimtari dhe kritiku Michael Hoffman ndër të tjera shkruan: “Këto janë poezi të esencës dhe imagjinatës, në dukje të pavetëdijshme për lexuesin dhe kritikun dhe sigurisht që nuk luajnë me ta, të qarta dhe në pjesën më të madhe të natyrshme; ato e vendosin Lleshanakun afër poetëve të mëdhenj të Evropës Qendrore dhe Lindore të shekullit të 20-të: Akhmatova, Herbert, Holub, Szymborska, Zagajewski.”

Çmimi GRIFFIN konsiderohet si një nga më të rëndësishmit dhe më bujarët, pasi kap shumën 65 mijë dollarë kanadezë që ndahet midis përkthyesit dhe autorit, ndërkohëqë secili nga finalistët shpërblehet me 10 mijë dollarë kanadezë.

Libri “Negative space” është përmbledhje e dy librave me poezi “Pothuajse dje” dhe “Homo Antarcticus”, të botuara në origjinal nga Shtëpia botuese “OMBRA GVG”. Përkthyesja Ani Gjika, është vlerësuar edhe me grant nga National Endowment for Arts në SHBA për këtë përkthim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...