Sonte në New York shpaloset historia e mikpritjes shqiptare ndaj hebrenjve

Premte, 26 Prill 2019 11:28

Shfaqja “Strehimi” është një bashkëpunim në mes të Teatrit ODA dhe Blessed Unrest. Premiera e shfaqjes do të jetë sonte në Baruch Performing Arts Centre në Manhattan në New York

 “Strehim” (“Refuge”) përcjell një grua të re hebreje e cila fillon një udhëtim zbulimi në një fshat të largët shqiptar. Ajo zbulon të vërtetën e shpëtimit të familjes së saj dhe të atyre që rrezikuan gjithçka për t’iu siguruar strehim. Shfaqja është bazuar në ngjarje reale në të cilat mijëra refugjatë hebre të Luftës së Dytë Botërore u strehuan nga familjet në Shqipëri e Kosovë dhe vise tjera shqiptare. Megjithëse nën okupimin nazist, asnjë hebre nuk u dërgua në kampet e përqendrimit nga Shqipëria, dhe Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë me më shumë hebrenj në fund të luftës sesa në fillim. Në një intervistë për KultPlus, Florent Mehmeti nga Teatri Oda theksoi se kjo është një histori shumë pak e njohur botërisht dhe teatri është një formë e duhur për të ndriçuar këtë histori unike.

“Bashkëpunimi jonë me Blessed Unrest gjithmonë ka qenë i koncentruar në traditën, historinë dhe kulturën shqiptare. Përderisa Besa si temë kryesore ka qenë baza e punës tonë të mëparshme në shfaqjen “Doruntina”, në këtë shfaqje ‘besa’ vjen në një formë tjetër, atë të mikpritjes shqiptare që ka mundësuar strehimin e hebrenjve ndër shqiptarë duke i integruar ata në familjet shqiptare dhe shpesh duke iu dhënë edhe emra shqiptarë. Duke u inskenuar në New York si premierë botërore, “Strehim” flet fuqishëm përmes historisë për bashkëkohësinë, ku në botën e sotme kërkimi i strehimit dhe gjetja e strehimit janë shumë të pranishme në shumë vende të botës. Duke i shtuar këtu edhe elementet e kohës kur shqiptarët e Kosovës ishin të strehuar, 20 vjet më parë, e histori këto dhe elemente që do të jenë pjesë përbërëse e shfaqjes, ky projekt merr një kuptim shumë të thellë dhe vlera të shumta për t’u ndarë me publikun amerikan por edhe shqiptar në New York”, theksoi ai.

Mirëpo edhe pse një projekt mjaft premtues, ekipi prapa shfaqjes “Strehim” kanë hasur në vështirësi financiare për realizimin e këtij projekti dhe për realizimin e saj pati kërkuar edhe ndihmë.

Shfaqja është dy gjuhësore në të njëjtën kohë edhe anglisht edhe shqip dhe mund të kuptohet nga publiku anglishtfolës që nuk kupton shqip dhe anasjelltas.

Regjinë e kësaj shfaqje e ka bërë Jessica Burr dhe Florent Mehmeti, teksti është realizuar nga Matt Opatrny, Florent Mehmeti dhe ansambli i aktorëve. Aktorët e kësaj shfaqje nga Teatri Oda janë: Eshref Durmishi, Daniela Markaj dhe Ilire Vinca ndërsa nga Blessed Unrest janë Nancy McArthur, Becca Schneider dhe Perri Yaniv. Muzika: Metropolitan Klezmer, featuring Ismail Butera, Debra Kreisberg, Eve Sicular. Për skenografi janë kujdesur Teddy Jefferson dhe Sonya Plenefisch ndërsa kostumet janë realizuar nga Caitlin Cisek. Ndriçimi nga Jay Ryan kurse dizajni i kolonës zanore Adrian Bridges.

58574622_10157464097603463_4691542439851196416_n-728x430.jpg

Modifikuar më Premte, 26 Prill 2019 11:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...