“Zona e pritjes”, komedia që përmes humorit godet problemet sociale

Premte, 26 Prill 2019 11:41

Në teatrin “Migjeni” në Shkodër shfaqjen “Zona e Pritjes” vepër e autores kroate Marina Vuçiç e solli në skenë regjisori Fatos Berisha. Një komedi e zezë që godet problematikat në sektorin e shëndetësisë, dhe drejtoresha e teatrit Rita Gjeka shprehet se kjo vepër përcjell atë pjesë të realitetit me të cilin përballen të gjithë. “Është një realitet që e jetojmë përditë. Unë personalisht jam në këto halle dhe ndoshta është një ndihmë që ne i japim njëri-tjetrit”, u shpreh aktorja Rita Gjeka njëkohësisht dhe drejtoreshë e teatrit. Një komedi e zezë që përmes notave të humorit godet problemet sociale, por regjisori Fatos Berisha vijon se ato janë një realitet i prekshëm edhe në Shqipëri e Ballkan. “Autorja është kroate, por mund të them që kjo mbulon gjithë Ballkanin dhe gjithë shoqëritë tona post komuniste”, tregon ai. Në komedinë e zezë "Zona e pritjes” që pritet të rikthehet sërish në skenë në vijim të sezonit artistik, ngjarjet zhvillohen në një korridor ambulance, ku të gjithë presin të futen tek doktori. Por ama kur i vjen rralla për t’u futur të gjithë nxjerrin nga një justifikim për ta shtyrë këtë takim. Kemi një zonjë në moshë, e cila përzihet duke u përfshirë në çdo bisedë apo hall që këto personazhe kanë, duke ndërhyrë në hallin e çdo personi, sa arrin të bëhet shqetësim për të gjithë ata që presin. Personazhi i djalit të ri, i cili hiqet si shkrimtar, por në të vërtetë ai është një endacak, i cili shkon në zona të ndryshme të pritjes thjesht për tu ngrohur, sepse nuk ka ku shkon. Ai është një person i vetmuar, babai i tij marinar anijesh ka vdekur dhe gruaja e ka braktisur. Pjesë e komedisë është një aktore filmash, e cila mundohet të futet pa rrallë, duke shfrytëzuar postin e saj publik, por që edhe ajo është e mërzitur me rolet e saja. Po ashtu një djalosh, i cili është i dëshpëruar, dhe ai sëmuret vetëm nëse doktori i thotë që je mirë me shëndet, sepse ai është i fiksuar se ka një sëmundje. Në komedi janë dhe një çift bashkëshortësh, të cilët grinden gjatë gjithë kohës, dhe bashkëjetesa e tyre është në fije të perit, pasi burri e ka gënjyer që është i paralizuar për tre vite. Në personazhet e komedisë është dhe një vajzë, e cila është e sëmurë, por që është më e urta dhe pajtohet me sëmundjen e saj. Komedisë së zezë nuk mund ti mungonte dhe infermierja, e cila është e rreptë dhe endacaku, i cili shkon kudo thjesht për të gjetur një vend për t’u ngrohur dëbohet nga ajo. Aktorët si Rita Gjeka, Nikolin Ferketa, Linda Jarani, Jozef Shiroka, Kristi Lleshi, Simon Shkreli, Nensi Bakalli, Merita Smaja dhe Oliver Ymeri janë në rolet e komedisë së zezë “Zona e pritjes”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...