“Salome” në teatër, Alesia Xhemalaj: Një shfaqje tronditëse

Diel, 28 Prill 2019 13:03

Vepra "Salome" shkruar nga Oscar Wilde me regji nga Carlo Sciaccaluga vjen për publikun këtë fundjavë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Një vepër, që ka angazhuar një kastë aktorësh të njohur, por dhe emra të rinj. Më rol është dhe aktorja Alesia Xhemalaj, që ka spikatur me aktivitetin e saj në teatër në shfaqje të ndryshme. Por ajo shprehet se jo çdo aktor ka mundësinë të marri pjesë në produksione kaq të mëdha, dhe është një shfaqje tronditëse. ““Salome” është një nga ato vepra, që ngelesh pa frymë kur i lexon. Oscar Wilde është një autor tronditës dhe po aq tronditëse është dhe shfaqja. Mund të them, që jam shumë me fat që në gojën time rrjedhin fjalët që ai ka shkruar, që mu besua të isha pjesë e kësaj shfaqje. Jo çdo aktor ka mundësinë të marri pjesë në produksione kaq të mëdha, apo dhe në moshë kaq të re. Pa dyshim një zgjedhje me shumë kujdes dhe e fortë nga ana e Teatrit Kombëtar Eksperimental për të pasur në repertor këtë shfaqje”, pohon aktorja. Duke folur për veprën, aktorja Xhemalaj shton se ajo i flet njeriut të çdo kohe dhe jo vetëm në periudhën që është shkruar. “Ka të bëjë me ndjesitë më të thella që gjenden tek ne. Për të cilat ndonjëherë të duhet të gërmosh shumë për ti nxjerrë në sipërfaqe. Del në pah natyra njerëzore dhe ç’ka është i aftë të bëj njeriu për të marr me çdo kusht atë që dëshiron. Është një shuplakë e fortë, që i bëhet realitetit për ta zgjuar”, tregon aktorja. Këtë herë me rol në “Salome” aktorja shprehet se është roli i parë me peshë dramatike. Por në momentin e parë ishte dhe e lumtur edhe pak skeptike për rolin. “Personazhi i shkruar nga Wilde nuk kishte gjini, pra mund të trajtohej si femër dhe si mashkull. Në punë e sipër me regjisorin Carlo Sciaccaluga vendosëm ta trajtojmë femër dhe ti japim më shumë peshë lidhjes së veçantë që ka mes saj dhe kapitenit sirian. Nuk është rol protagonist, por është shumë i rëndësishëm në vepër. Vepra hapet me personazhin tim, që paralajmëron se diçka e kobshme do të ndodhë dhe e thotë vazhdimisht deri sa ndodh vdekja e parë. Gjithashtu është roli im i parë me peshë dramatike në teatër dhe ishte dhe një sprovë për mua. Jemi duke e dhënë shfaqjen momentalisht dhe çdo ditë zbuloj më shumë gjëra të reja”, tregon aktorja Alesia Xhemalaj. Tragjedia “Salome” është e cilësuar si një nga kryeveprat e Oscar Wilde provokon emocione tronditëse dhe rrënqethëse të një pasioni të pazakontë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...