“Engjëjt e Amerikës” vepra provokative e Tony Kushner u ngjit premierë të shtunën në skenën e ArtTurbina nën regjinë e Arben Kumbaros. E konsideruar një vepër e vështirë jo vetëm për historinë që trajton, por konceptin regjisorial, duket se Kumbaro arriti të kalonte një tjetër sfidë profesionale. Kjo vepër ngjiti për herë të parë në skenën e një teatri shqip një ndërthurje fatesh të pesë homoseksualëve.
Aktorët Laert Vasili dhe Donald Shehu nën një interpretim të shkëlqyer ishin shndërruar në dy karaktere që do të shkëlqenin në çdo teatër në botë. Në rolin e dy dashnorëve, ata janë të parët që realizuan dhe puthjen e skenën e parë të dashurisë mes dy burrave në teatër, duke thyer një tabu.
Në role të tjera spikatën Genti Deçka, Helidon Fino, Luiza Xhuvani, Indrit Çobani, Ina Gjonçi, Luli Bitri dhe Vasjan Lami.