“Terror” me regji nga Gëzim Kame çel sezonin artistik në teatrin “Bylis”

Tuesday, 30 Prill 2019 13:31

Drama “Terror” me regji nga Gëzim Kame çel sezonin artistik në sallën e rikonstruktuar të teatrit "Bylis". Nga data 30 prill deri më 8 qershor projekti “Për teatrin” do të vijojë në teatrin “Bylis”  të Fierit me shfaqje të ndryshme drama dhe komedi, që janë realizuar nga regjisorë të njohur. Drejtori i artit dhe kulturës në Bashkinë e Fierit, Agron Xoxa shprehet se deri në muajin qershor do të shfaqen para publikut shtatë premiera teatrore. Ai tregon se ato janë realizuar për në skenën e teatrit falë një konkursi, që u shpall më parë nga Bashkia e Fierit. “Bashkia shpalli konkurs më parë me një fond limit për premiera të ndryshme teatrore në bashkëpunim me teatro apo individë të ndryshëm. Kanë marrë pjesë rreth 25 subjekte dhe kanë fituar rreth 10, të cilat po fillojnë pikërisht me hapjen e sallës së teatrit. Salla e rikonstruktuar është gati dhe vepra e parë në skenë do të jetë ajo me titull “Terror” me regji nga Gëzim Kame, të cilën ai e ka realizuar në kooproduksion Bashkia e Tiranës me atë të Fierit”, tregon Agron Xoxa drejtori i artit dhe kulturës. Në reagimin e tij duke folur për jetën artistike më tej ai shprehet se projekti “Për teatrin” ka angazhuar regjisorë dhe aktorë të ndryshëm për veprat teatrore, por në këtë rast i shërben shumë dhe jetës artistike në qytetin e Fierit. “Projekti quhet “Për teatrin”, është një kujdes i bashkisë për të gjallëruar jetën artistike në Fier me premiera teatrore, që nuk janë vetëm të teatrit “Bylis”, por janë dhe në bashkëpunime. Veç kësaj janë dhe dy premiera të tjera, që do të realizohen në vijim në teatrin “Bylis”, që do të shfaqen pas muajit gusht. Tani ne në kuadër të këtij projekti kemi vetëm shtatë shfaqje, por kemi dhe të tjera që do të jepen në skenë nga sezoni artistik që nis në fundi i muajit shtator deri në muajin dhjetor”, shprehet Agron Xoxa, drejtor i Artit dhe Kulturës. Pas më shumë se dy vitesh punë për rregullimin e sallës, të tjera vepra teatrore drama dhe komedi, që do të jenë në skenë gjatë muajt maj deri më 8 qershor janë “Darka e lamtumirës”, “Kopraci”, “Fqinjët”, “Sundimi i gruas”, “As shoh, as flas, as dëgjoj” si dhe “Maskuar”.

Drama "Terror” vepër autorit Ferdinand Von Shirach nga regjisori Gëzim Kame sjell në role aktorë të njohur jo vetëm nga Tirana, por dhe nga teatri i Fierit. Në shfaqje interpretojnë Viktor Zhusti, Lulzim Zeqja, Eva Alikaj,Yllka Mujo dhe Astrit Hasani. Drama "Terror" e autorit gjerman Ferdinand Von Shirach është përkthyer në 41 gjuhë dhe është shfaqur në mbi 80 teatro nëpër botë duke ngjallur shumë interes dhe polemika njëkohësisht. Vetë autori është me profesion jurist dhe në moshën 45 vjeçare filloi duke shkruar novela.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...