Angelin Preljocaj në një film francez

E Enjte, 02 May 2019 16:55

“Angelin Preljocaj, valltari i padukshëm” i regjisores Florence Platarets, është një film i ri dokumentar i realizuar në Francë. Premiera e këtij filmi kushtuar koreografit të madh francez me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, u shfaq me rastin e anëtarësimit të tij në Akademinë e Arteve të Francës. Ky produksion i Magneto Presse u realziua me pjesëmarrjen e France Televisions.

Në këtë film dokumentar, që konsiderohet si një udhëtim i pasionit koregrafik, Jerome Cassou e ndjek koreografin në kohët e shkuara. Ai filmon me kamerën në dorë, shpeshherë duke grumbulluar komentet e të njohurve ose simpatizantëve të tij.

Imazhet merren në lëvizje, më afër realitetit. Atë e shoqërojnë duke vallëzuar në zemër të qytetit dhe duke e shfaqur përmes lajmeve të dhëna në kohë të ndryshme të jetës; herë në turmën që vërshon, herë në një rrugë të shkretë, në një stacion ose në një kopsht … Planet vijnë në harmoni me lartësinë dhe zërin e artistit, duke dëshmuar për procesin krijues të tij. Vallëzimi vijon të zhvillohet në vende të ndryshme të Parisit dhe në rrethinat e tij duke krijuar atë “gjuhën e trupave” me të cilën përballen fytyrat dhe sytë, por edhe ndryshimet atmosferike.

Imazhet e vallëzimeve janë të ndërthurura me dëshmi nga koreografët, artistët dhe profesionistët e vallëzimit, duke evokuar dimensionet poetike, etike, filozofike dhe antropologjike të motos: “Një minutë valle në ditë”.

Filmi tregon një pjesë pothuajse të padukshme gjatë aksionit në punë. Regjia lidh urat përmes imazhit, midis nevojës së artistit, realizimit aktual të punës dhe sfidave kolektive të sjella nga ky artist i angazhuar në zemrën e realitetit.

Perdja ngrihet. Drita e muzgut zbulon pak nga pak tridhjetë trupa të ngatërruar. Një dorë, një këmbë, një fytyrë të kthyer nga drita, dhe shprehje me lëvizje të ngadalta që ngjajnë si në mungesën e forcës së gravitetit.

Tashmë fillon graviteti, krijimi i fundit i 2018-s nga Angelin Preljocaj. Ky trup abstrakt, pa narracion ose karakter, pa pamje apo dukje artificiale, është në thelb i bazuar në kërkimin e gravitetit. U deshën më pak se pesë muaj për koreografin që të kapërcente këtë sfidë ndaj ligjeve të tërheqjes. Duke vijuar në këtë mënyrë, filmi ndjek zanafillën, që nga sprova e parë në Pavillon Noir (Qendra Kombëtare Koreografike e Aix-en-Provence, që drejton Angelin Preljocaj) deri në shfaqjen e parë të shfaqjes në Bienalen e Dansit. Kjo është një derë e hapur përgjysmë, vetëm për ata që shohim prapaskenave të krijimit, duke u përfshirë në gjykimet dhe gabimet, hidhërimet dhe ankthet, përpjekjet e përditshme dhe momentet e finales.

Duke e vëzhguar një artist në punë, kjo të ndihmon për ta kuptuar më mirë psikikën e tij krijuese, për të matur në çdo gjest fuqinë e një stili, pasurinë e një rruge.

Për 35 vjet, Angelin Preljocaj ka qenë duke e parë botën përmes vallëzimit. Përveç 50 veprave, ai ka përqafuar të gjitha format e baletit – nga solo intime në afresk monumental, duke bashkëpunuar me institucionet më prestigjioze ndërkombëtare dhe duke dialoguar me artistë të të gjitha disiplinave….

Karriera e tij si valltar dhe koreograf u ndërtua në kontakt me figura të mëdha si Karin Waehner, Merce Cunningham, Dominique Bagouet, dhe kështu ai me durim nisi të ushqehej edhe nga ndikimet elitare (Rudolf Nureyev, Ballet Russes, Chaplin, komedi muzikore …).

Angelin Preljocaj ka vëzhguar dhe analizuar thellësitë e ndjenjave njerëzore: dhunën, urrejtjen, dëshirën ose dashurinë e çmendur. Ai zhytet në thellësitë e nënvetëdijes, duke i rishikuar dramat e mëdha (Romeo dhe Xhulieta, Snow White …), dhe duke eksploruar pa tabu të gjitha skutat e trupit, e duke përfituar nga e gjithë gjuhën e tij koreografike. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...