Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe aktivistë të ndryshëm që vijojnë ‘betejën’ me Bashkinë e Tiranës për mbrojtjen e Teatrin Kombëtar, kanë paralajmëruar sesot, në orën 10:00, do të vendosen shkronjat e hequra prej godinës së TK. Ndërsa pritet që vendosja e shkronjave të bëhet në orën 10:00, po ashtu bëhet e ditur se e pranishme do të jetë edhe eurodeputetja gjermane, Doris Pack.
“Neser (sot) ne oren 10 do riveme shkronjat e teatrit. Kush e ndjen se ka nevoje ta ndalim kete cmenduri betoni qe po i behet ketij qyteti, le te vije!”, – shkruan sociologu Ergys Mertiri, i cili është edhe aktivist kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.
Nga ana tjetër aktori Neritan Liçaj shprehet: “Germat do vihen ore…me te madhe ore…TEATRI KOMBETAR.”
Shkrimtari Rudi Erebara, teksa poston disa foto të një makine policie të stacionuar para godinës së Teatrit Kombëtar, shprehet: “E mira e do ta lene makinen aty nja ca dite se na ndihmon me shkallen”.
Në të tilla kushte, kur Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shprehet e vendosur për të mos lejuar shembjen dhe për të rivendosur shkronjat e TK nga njëra anë, dhe nga ana tjetër Bashkia dhe qeveria e vendosur për ta prishur, nuk dihet se si do të reagojnë autoritetet nesër.
A do të ketë apo jo përplasje tek Teatri Kombëtar, mbetet për t’u parë nesër, ndërsa artistët u bëjnë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen nesër në orën 10:00.