Libri autobiografik i Michelle Obama, bashkëshortes së ish-presidentit amerikan , pas rekordit të thyer me më shumë se 10 milionë kopje të shituara vjen për lexuesin shqiptar i përkthyer. ‘Becoming” ose “Të behesh” ka surprizuar lexuesit për transparencën dhe vërtetësinë e ngjarjeve nga jeta e përditshme e jetës bashkëshortore të Michelle Obama.
Becoming, libri autobiografik i Michelle Obama, që ka thyer rekord shitjesh me më shumë se 10 milion kopje, vjen dhe për lexuesin shqiptar nën titullin “Becoming, Të bëhesh”.
Arlinda Dudaj, botuesja e librit shprehet se përpos emocioneve, ky libër të fal edhe frymëzim përmes një historie të vërtetë sesi mund të bëhesh.
Arlinda Dudaj: Michelle Obama ka shkruar një libër të vërtetë për jetën e saj, duke nisur që nga fëmijëria deri në çastin që u bë zonja e parë dhe ajo që vazhdoi më pas. E gjithë historia e librit është sesi ti mund të bëhesh ajo që do.
Duke qëndruar larg jetës me xixa që të gjithë mund të imagjinojnë për ish zonjën e parë të Amerikës, Michelle Obama ka surprizuar lexuesit me transparencën dhe vërtetësinë e hedhur në letër për shumë aspekte jetësore edhe për jetën bashkëshortore.
Arlinda Dudaj: Duke treguar gjithçka, duke treguar edhe fustrimet. Ky është një libër i sinqertë deri në kockë.
Dudaj thekson se për të është e rëndësishme që libri të lexohet sepse arrin të penetrojë te lexuesi duke e bërë njeri më të mirë. Ndërsa po afrohet momenti që lexuesit të njihen dhe me anën tjetër të medalies, me librin autobiografik të Barack Obamës.