Festivali “Shpirti i Ballkanit” bën bashkë ansamble nga 6 shtete në Korçë

Hënë, 27 May 2019 13:33

Festivali “Korça Folk-Fest 2019-Shpirti i Ballkanit” përcolli në qytetin e Korçës një krijimtari të pasur folklorike. Në edicionin e tij të parë festivali bëri bashkë ansamble nga gjashtë shtete të Ballkanit. Festivali Ballkanik i folkut solli këngë dhe valle popullore të ekzekutuara me mjeshtëri nga grupet më të mira të Turqisë, Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë. Në dy net me radhë për publikun ansamblet përcollën jo vetëm këngët dhe vallet, por dhe kostumet e larmishme i shtuan vlerat këtij festivali. Drejtoresha e artit në Korçë njëkohësisht dhe drejtoreshë e festivalit Zamira Kita u shpreh se “Korça Folk-Fest” nisi si një projekt i vetë artistëve të Korçës. “Festivali nisi si projekt i koreografit tonë Bardhi Pojani dhe i regjisores Blerta Belliu që merren dhe me ansamblin “Skënderbeu” që është në Korçë. Ata e patën këtë ide, sepse kanë qenë pjesë në disa festivale jashtë dhe menduan që dhe në Korçë mund të ketë një festival të tillë folklorik. Korça ka vëmendje të veçantë për folklorin. Ne kemi një ansambël folklorik dhe një orkestrinë popullore. Ishte shumë me vëmendje që ideja e tyre të përqafohej nga ne, nga unë si drejtore e artit në Korçë, por dhe drejtore e festivalit, dhe na mbështeti kryetari i bashkisë për këtë projekt, por dhe Ministria e Kulturës”, u shpreh drejtoresha Zamira Kita. Në reagimin e saj ajo vijon se ky festival do të ketë traditën e tij në këtë qytet edhe pse vështirësitë nuk kanë munguar për realizimin e tij. “Ne edhe pse në kushte të vështira financiare e realizuam këtë festival dhe vitin që vjen mendoj se do të jemi më komod për të shtuar trupa pjesëmarrëse. Sa të jem unë në këtë pozicion si drejtoreshë e artit nuk do ta lë këtë festival, por do të jetë traditë sepse është eksperiencë shumë e bukur, shpirti i Ballkanit është zjarr, magji, ndjenjë e fortë e fuqishme. Ka kostume fantastike, ka lëvizje, diku- diku dhe ritme të përbashkëta dhe them që është një shkëmbim eksperience dhe në gjë shumë e bukur”, shprehet drejtoresha e festivalit Zamira Kita. Festivali “Korça Folk-Fest 2019-Shpirti i Ballkanit” një natë u zhvillua në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” dhe natën e dytë në pazarin e vjetër të Korçës, duke gjallëruar qytetin me këtë aktivitet kulturor. Drejtoresha e festivalit Zamira Kita u shpreh se edhe pazari duke qenë pjesë e trashëgimisë ka shumë rëndësi dhe për zhvillimin e aktiviteteve të tilla. “Koncertet e ansambleve natën e parë ishin në teatër dhe natën e dytë në pazarin e Korçës me të tjera performanca. Pazari është vlerë e trashëgimisë sonë kulturore bashkë me folklorin, dhe menduan ti bëjmë bashkë për të pasur më shumë mundësi publiku ti ndjekë artistët. Teatri 400 veta mund të marri dhe ndaj u mendua që të jetë nata e dytë në pazarin e vjetër të Korçës”, u shpreh më tej drejtoresha Zamira Kita. Për organizatorët, ky festival synon të përcjellë mesazhin se arti arrin të kapërcejë të gjithë kufijtë konvencionalë. Shqipëria në këtë festival u përfaqësua me ansamblin “Isuf Myzyri” nga qyteti i Elbasanit, i cili ka një aktivitet të vlerësuat në festivale të ndryshme ku është shpërblyer dhe me çmime. Ndërsa ansambli i Korçës ishte gjithashtu si përshëndetës. Në qytetin e Korçës zhvillohen aktivitete dhe veprimtari të ndryshme, duke sjellë një jetë të pasur kulturore për publikun. Në vijim të tyre erdhi dhe festivali folklorik “Shpirti i Ballkanit”, që u përcoll me interesin e publikut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...