Pavarësisht vlerësimeve negative të kritikës, prodhimi më i ri i Disney, “Aladin” mori fitoren e tij gjatë fundjavës pasi grumbulloi miliona dollarë.
Will Smith në rolin e xhindit grumbulloi 86 milionë dollarë në fundjavën e parë të shfaqjes, duke u renditur në krye të listës, dhe duke dalë totalisht jashtë parashikimeve.
“E nisa projektin me shumë nervozizëm. Do të hyja në këpucët gjigante të xhindit, të lëna nga Robin Williams dhe kjo më nervozonte. Desha që roli të ishte një homazh për Robin, por edhe të sillte diçka të re. Sfidë më vete ishte edhe përshtatja e kolonës zanore të filmit, e cila duhej të mos shkëputej nga origjinali, por njëkohësisht të sillte frymë të re”, tha Will Smith pas premierës botërore.
Nën regjinë e Guy Ritchie dhe me kompozitor Alan Menken duket se “Aladin” kishte dy qëllime kryesore, të ruhej flaka e origjinalit dhe të ofronte elemente të rinj për shikuesit.