Specialistët: Qyteti muze i Gjirokastrës po vdes, rrezikohet të humbasë statusin

Premte, 31 May 2019 17:02

Gjirokastra është në situatë tragjike. Kështu shprehen specialistët e trashëgimisë kulturore në vend. Edhe pse në reagimet e tyre herë pas here kanë pohuar për gjendjen që është në Gjirokastër, sërish ata bëjnë me dije se ndër vite është bërë shumë pak për të ruajtur vlerat e qendrës historike. Forumi për Mbrojtjen e Vlerave të Gjirokastrës zhvilloi në Akademinë e Shkencave një takim, ku shtëpitë tradicionale gjirokastrite, arkitektura, tipologjia, gjendja e konservimit dhe e ardhmja e kësaj trashëgimie kombëtare dhe botërore ishin në diskutimet mes të pranishmëve. Profesor Emin Riza personaliteti i studimeve të arkitekturës tradicionale gjirokastrite njëkohësisht dhe hartues i dosjes së Gjirokastrës në UNESCO, shprehet se ruajtja e autenticitetit dhe vërtetësisë është esenciale për Gjirokastrën. “Emergjencë për Gjirokastrën është mirëmbajtja e banesave monument kulture. Mirëmbajtja e gjendjes ekzistuese, sepse gjithmonë duhet të kemi parasysh që dhe rindërtimet që duhen bërë ato nuk janë më origjinale, por janë kopje të origjinalit. Ruajtja e autenticitetit dhe vërtetësisë ajo është esenciale për Gjirokastrën. Nëse vazhdohet me këtë ritëm do të kalojnë 50 apo 100 vjet dhe do të kemi një kopje të Gjirokastrës”, u shpreh Riza. Sipas tij nëse kjo situatë vijon, pas disa dekadash Gjirokastra rrezikon të humbasë statusin qytet muze. “Ajo që tha Moikomi është e vërtetë, që mund të humbasë dhe statusin muzeor. Por Gjirokastra duke qenë origjinale në tipologjinë e saj dhe në përgjithësi në trajtimin arkitekturor dhe teknik natyrisht që ka një privilegj të madh për t’u ruajtur pavarësisht nga dëmtimet. Por e ritheksoj që dëmtimet në Gjirokastër janë të pariparueshme. Puna në rradhë të parë janë specialistët dhe fondet. Me specialistë quaj studiuesit, vlerësuesit njëkohësisht dhe restauratorët, mjeshtrat që merren me restaurimin e këtyre vlerave. Por në institucionet tonë prej vitesh janë problemet me mungesën e specialistëve”, u shpreh akademiku Emin Riza.

Në reagimin e tij si specialist i trashëgimisë kulturore Moikom Zeqo vijon se nëse nuk ngihet një komitet emergjence do të ketë shumë humbje, duke shtuar se duhet menduar dhe për Beratin. “E kam thënë dhe më parë që duhet ngritur një komitet emergjence për Gjirokastrën, por dhe për Beratin, pranë kryeministrisë dhe ky të ketë atribute për të marrë vendime dhe fonde në mënyrë që të bëhet shpëtimi i këtyre gjërave. Po nuk u bë kjo do të kemi shumë humbje. Nëse ne nuk kujdesemi padyshim që Gjirokastra rrezikon shumë. UNESCO është një pjesëmarrje në dy legjislacione, si ai ndërkombëtar dhe legjislacioni kombëtar. Nëse ne nuk bëjmë detyrën tonë në qytete muzeore që kanë tagrin e UNESCO-s fare mirë dhe mund të heqin nga lista”, vijon studiuesi Zeqo.

Kjo na ka bërë që ne të mos kujdesemi për këtë trashëgimi kulturore që kemi”, vijon studiuesi Zeqo. Por për gjendjen që ka Gjirokastra sot ai shprehet se nuk është çështje vetëm e Ministrisë së Kulturës. “Për mua nuk është çështje e ministrisë, por më e madhe. Nuk është vetëm e qeverisë shqiptare, por është çështje mbarëkombëtare shqiptare, që të ruajnë një nga qytetet më tipologjik shqiptar” u shpreh më tej studiuesi i njohur Moikom Zeqo.

Modifikuar më Premte, 31 May 2019 17:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...