Bashkim Kozeli: Askush nuk do t’ia dijë për kulturën, teatrin...

Saturday, 08 June 2019 13:46

Dramaturgu Bashkim Kozeli shprehet se sot puna për teatrin nuk është si dikur. Ka shfaqje që kur vihen në skena diskutohen shumë për nivelin e tyre artistik, dhe kjo sipas autorit Bashkim Kozeli vjen sepse dhe puna nuk bëhet sa duhet. Në intervistën për “SOT” dramaturgu i njohur Bashkim Kozeli pohon se sot mungon një politikë kombëtare, që duhet për teatrin në vend. Sipas tij edhe buxhetet që jep Ministria e Kulturës për një shfaqje teatri janë aq të pakta sa nuk të krijojnë mundësinë e një vepre si duhet. Shqetësues për dramaturgun është dhe fakti që nuk ka më vepra repertori dhe sot shfaqjet sipas tij vdesin para se të lindin. Për dramaturgun Kozeli problemet e dramës shqipe në teatro duhet të rregullohen me ligj, dhe me keqardhje pohon se për veprën shqiptare nuk ka interes si dikur në institucione. Në vitin 2012 në konkursin që bëri Ministria e Kulturës e asaj kohe dramaturgu Bashkim Kozeli u shpall fitues me veprën “Ëndrra e Ismail Qemalit”.

"Më vjen keq që sot në teatrot tona nuk ka interes për veprat kombëtare. Dhe nëse i zgjidhin ato probleme që unë fola mund të bëhet dhe një festival i teatrit shqiptar, të jetë vetëm me vepra kombëtare. Nëse do të ketë një rregullim me ligj, që kaq vepra shqiptare në vit do të vihen në teatro atëherë ne autorëve do të na kapin për xhakete në teatro, nuk do të vemi ne si lypsa me çanta dhe të na kthejnë kurrizin.

Të kemi një festival për dramën shqipe. E kemi thënë dhe më parë dhe vazhdoj ta përsëris, ne na duhet një festival i tillë. Ministria e Kulturës deri tani ka thënë po,po, por asgjë nuk është bërë. Ndoshta Ministria e Kulturës nuk ka fuqi, por duhet bërë me ligj që një teatër të ketë një numër të caktuar veprash shqipe në skenë. Dhe në këtë vijim duke pasur vepra shqipe vjen dhe festivali për dramën shqipe. Ata thanë festival mbarëkombëtar ai që u bë te “arTurbina”, por nuk ishte i tillë, sepse ishin më shumë vepra të huaja. Një konkurs për veprën shqipe u bë në vitin 2012 madje nga ai konkurs ishin 38 vepra shqipe, që për mua 18 prej tyre ishin drama me vlerë. Po kush u mor? Asnjë. Edhe ai që mori çmim të dytë një vepër që unë e kam lexuar dhe më ka pëlqyer ka mbetur nuk është marrë njeri, dhe kjo është fatkeqësia. Pra nuk ka interes për dramën shqipe në teatrot tona.

Ministria e Kulturës mos t'i shpërndajë fondet që ka si puna e çiftes me saçma për disa drama, por nëse do të japë ti përmbledhë fondet dhe të japë buxhet të mirë për një vepër, që ta kemi në skenë. Por Ministria e Kulturës kur shkon që aplikon për projekt të jep 3 milionë lekë të vjetra për një shfaqje. Por çfarë do të bëjë regjisori me aq buxhet? Do të paguajë aktorët, do paguhet autori, skenografia, kostumografia? Kështu që ajo që jep ministria për projektet është sa për të thënë që dhamë para. Ndaj më mirë ti mbledhë dhe ti japë më shumë buxhet për një shfaqje, që të bëhet për të qenë, të jetë me cilësi artistike. Regjisorët në fund të fundit do shikojnë interesin e tyre. Ndaj ata ndoshta me një pjesë të huaj kanë më shumë sukses se sa me një shqiptare. Ata e kanë më kollaj me një vepër të huaj se e gjejnë të gatshme dhe nuk i kërkon njeri llogari. Ndaj duhet që dikush të vërë kontrollin se çfarë po ndodh në teatro, por nuk merret kush.  Sot Ministria e Kulturës nuk e shikon teatrin si një institucion që i dhemb shpirti. Sot për teatrin as duan t’ia dinë. I ka zënë rrota bishtin. Mua më vjen keq shumë nga kjo gjendje sot për teatrin, më vjen të ulërij, por kush na pyet ne autorëve të dramës shqipe. Më thoni sot një teatër që është i kompletuar me aktorë? Edhe Teatri Kombëtar është me aktorë sikur janë shit e blej, bëj kontrata. Por Teatri Kombëtar duhet të ketë një ansambël të tërë me njerëz për të bërë vepra me karaktere nga më të ndryshmet dhe temat nga më të mprehtat. Po kush merret me këto? Asnjë nuk merret. Kur ka probleme në Teatrin Kombëtar, imagjinoni se si mund të jenë rrethet. Për mua para ‘90 teatri ka qenë më nga niveli artistik më mirë, sepse janë vënë vepra kombëtare në skenat tona që mund të vihen dhe sot, por janë vënë dhe kryevepra botërore me cilësi ato vite. Dikur Pirro Mani me “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” e ka vënë në mes të Beogradit. T’ju tregoj për shfaqjet si “Romeo e Xhuljeta”, “Një dashuri e tillë” apo veprën “Intrigë dhe dashuri”, “Makbeth”, etj. Për këto vepra njerëzit zinin radhën një muaj, ndërsa sot shfaqjet rrinë tre ditë dhe vdesin. Ne në ato vite kishim repertor për tërë vitin madje vinim në skenë dhe drama që ishin vënë para dy vitesh. Më thoni sot një vepër që ka mbetur në repertor? Ja ku e keni Teatrin Kombëtar, a keni ndonjë vepër në repertor? Jo. Sepse nuk ka cilësi. Mos vër 5-6 vepra, më mirë vë 2, por ama njerëzit të presin biletat para një muaji, por këtë s’kanë fuqi ta bëjnë më. Sot shikojmë që kanë dhe budallallëqe në skenë, kanë dëngla, por skena ka fjalën me peshë, ka fjalën artistike. Nëse nuk e dëgjon mesazhet në këtë fjalë të bukur artistike nuk ke dramën. Por sot më shumë dëngla në skena se sa mesazhe. Vete një spektator i rëndomtë dhe jo ai që dëshiron të marr një mesazh për jetën."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...