Edhe këtë verë të nxehtë, PriFest do t’u jap një mundësi unike që mbrëmjet t’i kaloni në kinema. Janë plot 70 filma që do të shfaqen gjatë festivalit PriFest, edicionit të 11-të që pritet të fillojë në mes të korrikut me datën 16 deri me 21 korrik kur dhe shënohet ceremonia e ndarjes së çmimeve.
Në gjithsej 10 programe të ndryshme, nga të cilat pesë janë garuese dhe 5 jogaruese vijnë, 6 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë evropiane, 17 premiera regjionale dhe 34 të tjera premiera në Kosovë.
Fatos Berisha, drejtor artistik i PriFest shprehet shumë i kënaqur me numrin e aplikimeve në festival dhe kualitetin e filmave.
“Jam i kënaqur me numrin e aplikimeve, por edhe më shumë me kualitetin e filmave, sidomos në disa kategori garuese. Numri i premierave botërore dhe regjionale flet se PriFest me kalimin e kohës është shndërruar në festival të rëndësishëm ndërkombëtar në rajon”, tha ai.
Sipas një komunikate të organizatorëve, shfaqja e filmave do të bëhet në katër lokacione, në Teatrin Kombëtar ku dhe do të jetë hapësira kryesore e festivalit, Kinemanë ABC dhe Kino Armata, si dhe në hapësirën tradicionale të festivalit në qiellin e hapur në sheshin Zahir Pajaziti.
“Biletat e festivalit për të përcjellur filmat edhe sivjet do të jenë 3 euro, ndërkohë që do të ofrohen edhe kartelat pako ‘All in One‘” që për 15 euro mund të përcillet i gjithë programi i festivalit, pra 70 filma. Edhe këtë vit si çdo vit tjetër festivali ofron edhe mundësinë gratis për të moshuarit, moshën 65 e më shumë, dhe për studentët. Filmi Kosovar “Fusha e mëllenjave” në regji të Arzana Kraja hap festivalin me datën 16 korrik. Në natën e parë, hapja e festivalit do të shënohet me filmin “Fusha e mëllenjave” që do të shfaqet në dy salla, në Teatër Kombëtar nga ora 21.00h dhe në Kinema ABC nga ora 22.00h. Shumë mysafirë të huaj nga rajoni dhe vendet tjera si dhe aktorë e filmbërës nga Kosova do të jenë prezent për të prezantuar filmat e tyre por edhe për të marrë pjesë në aktivitetet e shumta përcjellëse të festivalit që do të ofrohen në kuadër të PriFORUM, mbrëmje muzike, press konferenca, biseda dhe masterklasa, andaj ju ftojmë që gjatë javës së PriFest të qëndroni në Prishtinë që së bashku të festojmë javën e filmit në PriFest. Filmi Kolumbian “Birds of Passage” me regjisor: Cristina Gallego, Ciro Guerra i cili pati premierën botërore në Cannes do të shfaqet para publikut Kosovar si përzgjedhje e programit special Fipresci”, thuhet në komunikatë.
Programi i filmave të ndarë në kategori:
PROGRAMI GARUES I BALLKANIT / KINEMAJA MJALTË DHE GJAK
1. PRANVERË E PAHARRUAR NË FSHATIN E HARRUAR / regjisor: Kushtrim Bekteshi / Maqedoni, Kosovë, Shqipëri 2019 / Premierë Regjionale (112 min)
2. A DECENT MAN / regjisor: Hadrian Marcu / Rumani 2018 /Premierë / 93 min
3. HOLY BOOM / regjisore: Maria Lafi / Greqi 2018 /Premierë / 99 min
4. MALI / regjisor: Antonio Nuić /Kroaci /Premierë / 90 min
5. STREHA MES REVE / regjisor: Robert Budina / Shqipëri, Rumani 2018 /Premierë / (84 min)
6. THE ANNOUNCEMENT / regjisor: Mahmut Fazıl Coşkun / Turqi-Bullgari 2018 /Premierë (94 min)
PROGRAMI GARUES EUROPIAN
1. AMARE, AMARO / regjisor: Julien Paolini / France 2018 / Premierë Regjionale/ (89 min)
2. BAD BAD ËINTER / regjisor: Olga Korotko / Kazakistan-Francë 2018 /Premierë / (84 min)
3. CONSEQUENCES / regjisor: Darko Štante / Slloveni 2018 /Premierë/ 95 min
(Let it be program)
4. ELEPHANTS CAN PLAY FOOTBALL / regjisor: Mikhail Segal / Rusi 2018 /Premierë (89 min)
5. NOË IT’S DARK / regjisor: ArildØstin Ommundsen / Norvegji 2018 /Premierë (125 min)
6. THE DAYS TO COME / regjisor: Carlos Marques-Marcet / Spanjë 2019 /Premierë (94 min)
PROGRAMI GARUES I FILMAVE TË METRAZHIT TË MESËM
1. IDENTITETI / regjisor: Erman Memedi 2019 / Premierë botërore / 25 min
2. 500 / regjisor: Bogdan Albu/ Rumani 2018/Premierë / 25 min
3. 1410 / regjisor: Damian Kocur / Poloni 2018 /Premierë / 28 min
4. CASTLE TO CASTLE/ regjisor: Emmanuel Marre / Belgjikë 2018 /Premierë /40 min
5. LET`S THE DEATH BE ALIVE / regjisor: Uriel Jaouen Zrehen / Francë 2018 / Premierë Regjionale/ 25 min
6. MAMA TOLD ME NOT TO LOOK INTO THE SUN/ regjisore: Lilli Tautest/ Gjermani 2018/ Premierë Regjionale / 60 min
7. ONIONS/ regjisor: Anna Bressanini dhe Martin Alan Tranquillini / Itali 2018 / Premierë Regjionale/ 25 min
8. THAT MORNING / regjisor: ËONG Ëai Nap / Hong Kong 2018 / Premierë Ndërkombëtare/ 46 min
9. THE DISCRETE ËAY / regjisor: Ho Lam / Francë 2019 /Premierë / 25 min
10. THIRD KIND / regjisor: Yorgos Zois / Greqi 2018 /Premierë / 32 min
PROGRAMI GARUES I FILMAVE DOKUMENTAR/ PRIDocs
1. ALLA VITA/ regjisore: Coline Confort / Zvicër, Francë 2018 / Premierë Botërore/ 80 min
2. BLUE BREATH / regjisor: Rodrigo Areias/ Portugali, Finlandë, Francë 2018/ Premierë regjionale/ 78 min
3. BURN JUST NOË/ regjisor: Robert Adanto / USA 2018/ Premierë / 85 min
4. BOYS ËHO LIKE GIRLS/ regjisor: Inka Achté/ Finlandë, Norvegji, Indi 2018 / Premierë regjionale/ 56 min
5. GREEK ROCK REVOLUTION/ regjisor: Miguel Ángel Cano Santizo / Spanjë -Greqi 2019/ Premier Ndërkombëtare / 95 min
6. MIEL-EMILE/ regjisor: Peter van Houten/ Holand 2019/Premierë/ 145 min
7. NORMAL/ regjisore: Adele Tulli/ Itali, Suedi 2019 / Premierë / 67 min
8. THE BRINK/ regjisor: Alison Klayman / Premierë / 81 min
9. THE SIGNS / regjisor: Ëojciech Klimala / Poland 2018 / Premierë Regjionale/ 56 min
10. THE SËORN VIRGIN AND THE GIRL / regjisore: Kristine Nrecaj, Birthe Templin / Germany 2018 / Premierë Ndërkombëtare/ 43 min
11. TO BE CONTENUED / regjisor: Ivars Seleckis / Latvia 2018 / Premierë Regjionale/ 96 min
12. YESES / regjisor: MIGUEL FORNEIRO / Spanjë 2019 / Premierë / 85 min
PROGRAMI GARUES I STUDENTËVE
1. Blue Dream / regjisore: Roseli Gonzalez / USA 2019 / Premierë Botërore 3 min
2. Në Nëntor / regjisor: Murat Zherka / Maqedonia e Veriut 2019 / Premierë Botërore 12 min
3. Trilemma / regjisor: Dritëro Mehmetaj / Republika Çeke 2017 / Premierë Regjionale15 min
4. All’s Ëell / regjisore: Sylëia Rosak / Poland 2018 / Premierë Regjionale(16 min)
5. Benidorm 2017 / regjisore: Claudia Costafreda / Spanjë 2019 /Premierë (23min)
6. Boyana / regjisore: Traiana Nescheva / Bulgaria 2018 / Premierë Europiane
7. Colour Cage / regjisor: Daniel Reascos / Ekuador 2017 /Premierë/ 15 min
8. Machisimo / regjisore: Natalia Bombala / Afrika e Jugut-Poloni 2018 / Premierë Regjionale/ 2 min
9. Mishko / regjisor: Hanis Bagashov / Maqedonia e Veriut 2018 /Premierë 15 min
10. Person Aciden / regjisor: Alvaro Martin / Spanjë-Francë 2018 /Premierë 31 min
11. Pierre’s Heart / regjisor: Olivier Binder / Francë 2018 /Premierë 19 min
12. The Apartament / regjisor: Belkıs Bayrak / Turqi 2018 / Premierë Regjionale/ 10 min
13. The Ashes / regjisor: Aryan Golsoorat / Iran 2019 /Premierë 13 min
14. Tsantsa / regjisor: Robin Lipo / Poland 2018 /Premierë 30 min
15. Ëonder Girls / regjisore: Anastazja Dabroëska / Poloni 2018 / Premierë Regjionale/ 20 min
PROGRAMI LET IT BE
1. A MOMENT IN THE REEDS/ regjisor: MIKKO MAKELA/ Finlandë-UK/ 2018/ Premierë /104 min
2. EVA AND CANDELLA/ regjisor: RUTH CAUDELI/ Kolumbi 2018/ Premierë Regjionale / 90 min
3. I AM SOFIA / regjisor: Silvia Luzi / Italy 2019/ Premierë Ndërkombëtare/ 83 min
4. RAFIKI/ regjisor: Ëanuri Kahiu/ Kenia 2019/ Premierë / 83 min
PROJEKSIONE SPECIALE
1. FUSHA E MELLENJAVE/ regjisor: Arzana Kraja / Kosovë – Britani e Madhe – Shqipëri 2019 / Premierë kombëtare / 90 min
2. THE LOAD / regjisor: Ognjen Glavonic / Serbi – Francë – Kroaci – Iran – Katar 2018 / 98 min
PROJEKSIONE SPECIALE PERZGJEDHJE NGA FIPRESCI
1. HOUSE OF HUMMINGBIRD / regjisor: KIM Bo-ra / Korea Jugore – SHBA – 2018 / Premierë / 125 min
2. BIRDS OF PASSAGE / regjisor: Cristina Gallego, Ciro Guerra / Kolumbia – Danimarka – Meksika – Gjermania – Zvicrra – Francë 2018 / Premierë / 138 min
PROJEKSIONE SPECIALE KINEMATOGRAFI SHQIPFOLESE / IN ALBANIAN
1. MALI I HARRUM/ regjisor: Ardit Sadiku / Shqipëri 2018 / Premierë Botërore /
94 min
2. MALA / regjisor: Faton Bajraktari / Kosovë 2019 / Premierë Botërore / 73 min
3. DY GISHT MJALTE / regjisor: Ermir Khalilzadeh 2019 / Shqipëri – Kosovë – Francë – Greqi / 101 min
4. DELEGACIONI / regjisor: Bujar Alimani / Shqipëri 2018 / 77min
PROGRAMI EKSPERIMENTAL
1. THE END OF ETERNITY/ regjisor: Pablo Radice / Argjentina 2018 / Premierë /
10 min
2. SALVATIERRA / regjisor: Alejandro Silva, Ivan Rodriguez / Kolumbia 2019 / Premierë Ndërkombëtare / 24 min
3. ICEBERG NATIONS / regjisor: Fernando Martin Borlan / Spanjë / Premierë Regjionale / 4 min
4. TUPINAMBA LAMBIDA / regjisor: Lucas Parente / Brazil 2018 / Premierë /11min
5. CROSS THE LINE / regjisor: Tonia Trujillo / Spanjë 2017 / Premierë Regjionale 15min /Insajderi /