×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

I papërsëritshëm si Mirush Kabashi, artsiti sot 70 vjeç

Tuesday, 17 Prill 2018 10:08

Aktori i shquar i skenës dhe ekranit, “Nderi i Kombit” Mirush Kabashi sot mbush plot 70 vjet. Pa dyshim, ai është një nga ikonat e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, me kryerole që vetëm ai di t’i skalisë aq bukur e që mbetet unik në mjeshtërinë e aktorit, shkollë për artistët e rinj. Murish Kabashi, si askush tjetër, ka shkëlqyer në skenat botërore, nga më pretigjiozet, në këto 20 vitet e fundit, nga Lindja në Perëndim, nga Rusia në Kanada e SHBA, nga Suedia në Kajro, kudo. Interpretimi i shëklqyer i Sokratit, bërë për vete artistë, kritikë e publik të huaj të të gjitha kombësisve dhe i dha një vlerësim shkollës shqiptare të aktrimit dhe atij personalisht. Janë pafund vlerësimet e personaliteteve dhe kritikës për këtë artist të shquar. Urimet më të mira në këtë përvjetor dhe role edhe më të bukur presim nga ky artist i madh!

Mirush Kabashi u lind më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës.  Origjina e tij është nga Gjakova. Me 1970 u diplomua për Aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tirane dhe filloi punë në teatrin “Aleksander Moisiu” të Durrësit. Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artsitike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e ne vijim në Teatrin Kombetar. Nga viti 1985, me periudha te nderprera, eshte aktivizuar si pedagog i “Mjeshtërisë së Aktorit” prane Akademise se Arteve. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

Pasioni për aktrimin u shfaq që në fëmijëri tek artisti. “Mbaj mend që në fëmijëri i kam pasur shumë qejf jo vetëm shfaqjet teatrore por edhe filmat. Tani, i kujtoj pak me buzëqeshje kur mendoj që një film psh Hamletin e kam parë mbi 15 herë me lloj-lloj pozicionesh, në kinemanë verore apo atë dimërore. Gjithmonë kam pasur dëshirë të shihja filma, të admiroja dhe të diskutoja për artistët pjesëmarrës. Pastaj afrimi me aktrimin qe një okazion.”- shprehet aktori në një intervistë të dhënë për mediat.

Interpretimi dhe ngjyrimi emcional i roleve, e veçojnë Mirush Kabashin. Personazhet e mishëruara nga Kabashi bien në sy për origjinalitet, për elegancën, duke frymuar karaktere me ndryshime të ndjeshme nga njeri te tjetri, të përzgjedhur me mencuri dhe intuitë. Spikat në rolet satirike dhe komike. U dallua fillimisht me krijimin e figurës qesharake të Telit në komedinë Kartela e verdhe e Haxhi Rames (1976), ku luajti me lirshmëri dhe tifozin e pasionuar qe ndjek skuadren dhe lojtarin e tij të zemrës ndeshje pas ndeshje e hall pas halli duke perdorur nje shumesi detajesh shprehesi, si ne plastike ashtu edhe ne menyren e te folurit.

2Ky rol u pasua me tutje me karaktere të tilla komike, si: Diafarusi në komedine “I semuri imagjinar e Molierit” (1982), me te cilin luajti mjaft bukur me elegancen plastike te tij, me perpunimin e gjestit, c’ka i dhanë Kabashit hirin, sharmin, ngjyrimin dhe stilin klasicist. “Në teatër mësova se c’ishte aktora, pata peripeci si gjithë të tjerët, pastaj kam marrë pjesë nëpër filma, shfaqje. Të vetmen gjë që mund t’jua them me bindje: nuk i jam trembur e shmangur kurrë punës në çfarëdolloj kushtesh. Kur është fjala për të provuar, për të pasur mundësinë e kontaktit me spektatorin, unë nuk kam refuzuar, por përkundrazi kam provuar me guxim. Njëra prej këtyre fushave është edhe ajo e recitimit që tregova sot para jush.”- shpreh aktori Kabashi. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Roli i Sokratit eshte ndoshta kulmi i tij artistik, ku fuqia interpretuese mberrin ne caqe vertet te lavderueshme dhe realisht konkurruese ne rrafsh nderkombetar. M. Kabashi peson nje transformim te plote psikofizik, plastika e tij paraqitet tejet e perpunuar, e folura gjithashtu, edhe me temperamentin dhe energjine qe ka nderkallur ne fjalen pasionale e ironike te Sokratit realizon nje akuze te forte ndaj tiranise, padrejtesise, korrupsionit, ne suazen e nje sarkazme te pameshirshme, duke i dhene krejt lojes nje qasje te dukshme bashkekohore.

Mirush Kabashi, i cili në fund të vitit 2014 u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar”dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...