“Vox Baroque Albania” në edicionin e gjashtë

Diel, 14 July 2019 14:30

Festivali ndërkombëtar i muzikës baroke “Vox Baroque Albania” po zhvillon edicionin e gjashtë duke sjellë koncerte të ndryshme për publikun. Ky festival mbetet një ndër aktivitetet e vetme në llojin e tij dhe ndër më të veçantit në vendin tonë në skenën muzikore klasike, i cili sjell, ripërtërin edhe njëherë muzikën e vjetër baroke. Sipas drejtorit artistik Jusuf Beshiri, ky festival i kushtohet tërësisht repertorit të kompozitorëve më përfaqësues të barokut evropian. “Përhapja dhe njohja me zhanrin e kësaj muzike kaq të veçantë vjen dhe në të tashmen tonë, në shekullin XXI, falë instrumenteve origjinalë, të cilët bëjnë që kjo muzikë të tingëllojë po aq e bukur dhe madhështore si në kohën kur ajo lindi”, pohon Beshiri. Sipas drejtuesit artistik Jusuf Beshiri njëkohësisht dhe themelues i festivalit, luajtja me këto instrumente si klaviçembali, viola, da gamba, oboe, etj, vë theksin në respektimin e plotë të stilit, rregullave, dhe mënyrës së interpretimit të asaj kohe, duke parë muzikën me një këndvështrim tjetër historik dhe kritik. “Nuk sprapsemi kurrë së kërkuari gjithmonë qasje të reja, zgjerimin gjeografik të muzikantëve të cilët ftohen për të luajtur në këtë eveniment të përvitshëm dhe kaq të rëndësishëm dhe për muzikantët e rinj shqiptarë, që arrijnë të njihen nëpërmjet tij me muzikën baroke. Një festival që falë bashkëpunimit dhe punës së palodhur të gjithë skuadrës, duke filluar nga Enkelejda Sefa, Florian Bregu, Oltsen Gripshi, këtë vit ka mbërritur në edicionin e gjashtë”, shprehte Jusuf Beshiri, themelues i festivalit. Në këtë edicion festivali ndërkombëtar i muzikës baroke “Vox Baroque Albania” ka në program shtatë koncerte dhe disa prej tyre deri tani janë zhvilluar. Festivalet mbahen në qytete dhe vende të ndryshme të trashëgimisë sonë kulturore. Festivali ngriti siparin më 6 korrik në Petroliferën Italo Albanese në Vlorë, më pas u zhvillua në Muzeun Etnografik në Berat, për të vijuar me koncertin në Rezidencën Mbretërore në Tiranë. Koncerti i radhës vijoi në Muzeun Arkeologjik në Durrës. Ndërsa mbrëmë artistët ishin në “Hanin e Pazarit” në Korçë dhe Shkodër. Koncerti i fundit mbrëmjen e së hënë do të jetë në sallën e re të koncerteve “Tonin Harapi” në liceun artistik “Jordan Misja”. Për drejtorin artistik Jusuf Beshiri, si çdo vit festivali paraqitet me disa të reja, të cilat pasurojnë ende më shumë luajtjen e muzikës baroke në vendin tonë. Si bashkëpunimi me fondacionin “Civica di Musica Claudia Abbado”, me sektorin e muzikës antike, e cila është një nga më të vlerësuarat në fushëpamjen ndërkombëtare, duke përzgjedhur artistë të një niveli të lartë artistik.

Drejtori artistik Jusuf Beshiri tregon se kufijtë e këtij festivali tashmë janë zgjeruar edhe përtej Europës, duke shkuar deri në Azinë e largët me sopranon koreano jugore Jung Min Kim. Në Amerikën e Jugut me kontrotenorin nga Brazili Jonatas Luis Monteiro dhe në Japoni me sopranon Naoka Ohbayashi. Drejtori artistik Jusuf Beshiri shprehet se këtë vit u interpretua dhe një arie e Leonardo Da Vinçit. “Artistja koreane performoi në Berat, ku ishin dhe muzikantë të tjerë një arie të Da Vinçit, që për herë të parë u interpretua në Shqipëri. Ai ka 500- vjetorin e vdekjes këtë vit dhe në gjithë Italinë apo dhe në botë ka aktivitete për këtë përvjetor, por në Shqipëri nuk e dinë një gjë të tillë. Nuk kam dëgjuar aktivitet kushtuar Da Vinçit”, pohon drejtori artistik Jusuf Beshiri. Por ajo që vërtetë do të jetë mbresa në këtë edicion të gjashtë është gërshetimi për herë të parë i muzikës së vjetër baroke me kërcimin bashkëkohor. “Një bashkëpunim ky tepër i rëndësishëm me një prej kompanive më në zë të kërcimit bashkëkohor në Itali “Danza Contempoiranea ITAI”. Është hera e parë që ne e bëmë këtë dhe mua m’u duk që pati sukses dhe publiku ishte entuziast”, shprehet drejtori artistik Jusuf Beshiri njëkohësisht dhe themelues i festivalit “Vox Baroque Albania”. Përpos të gjitha këtyre të rejave festivali sjell për herë të parë një dorëshkrim të zbuluar rishtaz në bibliotekat e Brazilit të një kompozitori të periudhës së vonë të barokut italo-portugez Davide Perez. Gjithashtu vlen për tu përmendur dhe rikthimi pas tre vitesh mungesë i “Albania Baroque Ansamble”, duke ftuar dhe muzikantë të tjerë, të cilët i bashkohen siç është traditë grupeve të njohura, që bashkëpunojnë me muzikantë dhe këngëtarë të ndryshëm. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...