Mbi censurën në kinematografi

Diel, 21 July 2019 11:53

Nga Abaz T. Hoxha*

Në përgjithësi duhet thënë se censura në kinematografi ka egzistuar, egziston dhe do të egzistojë në forma të ndryshme të saj. Shoqëria nuk pranon disa norma që deri më sot kanë konsideruar si tabu në shoqërinë njerëzore. Me ndryshimet dhe avancimin e shoqërisë në një stad më të lartë ndryshojnë edhe normat e sjelljes, ato që dje kanë qënë të pa pajtueshme me moralin njerëzor sot janë të pranueshme. Dikur p.sh., nuk mund të konceptohej që vajzat dhe gratë të shkonin në shkollë dhe veçanërisht në shkolla të përbashkëta me meshkujt. Akoma më e ndaluar dhe herezi konsiderohej dalja e vajzave dhe grave ne skenë dhe rolet e tyre interpretoheshin nga burrat. Me kalimin e kohës edhe kjo normë u thye dhe sot nuk na bën asnjë përshtypje. Edhe në kinematografi, sidomos në fillimet e saj janë konsideruar herezi pjesëmarrja e femrave dhe aqë më pak ndonjë skenë sado e thjeshtë (deri në një puthje) erotike ishte rreptësisht e pa pranushme për shoqërine. Në këtë aspect fillimisht më konservator ka qënë kleri. Kështu p.sh., ligji i parë për censurën ka dalë ne Itali nga kleri katolik që në vitin 1908, atëhere kur ende kinematografia nuk përbënte ndonjë rrezik për degjenerimin public… (në Shkodër Kleri Franceskan 1919…). Censura në kohë të ndryshme dhe për aspekte të ndryshme ka ndryshuar me kohën. Censura ka forma të ndryshme të shfaqjes së saj si p.sh., Censurë erotike, censurë politike dhe ideologjike, censurë e producentit për të mos lejuar daljen e filmave që nuk i japin para, censura morale në veçanti për mbrojtjen e fëmijve etj. Të gjitha këto lloje censurash kanë ekzistuar kudo në botë në periudha të ndryshme dhe në sisteme të ndryshme shoqërore. Një nga karakteristikat kryesore të kinematografisë në vitet 30-të të shekullit të kaluar ka qënë dalja në skenë e Kinematografisë shtetërore - që komandohej nga shteti. Kjo ndodhi në sistemet diktatoriale si në Gjermaninë hitleriane, Italinë fashiste, në Bashkimin Sovjetik ose në regjimin e Frankos në Spanjë. Përgjithësisht duhet thënë se kinematografia përveç të tjerave është edhe një mjet i fuqishëm i propagandës dhe veçanërisht kinematografia dokumentare dhe shtetet diktatoriale që edhe e suvencionojnë nuk mund të japin para për ti bërë vetes kundërpropagandë.

82024.jpg

Në vitin 1934 u shfaq në Festivalin e Venecies filmi i parë erotik që bëri shumë bujë, filmi "Ekstazi", i regjisorit çek Gustav Machati. Ky film bëri shumë bujë dhe përveç se regjisori Machati u shpall si një mjeshtër i erotizmit, filmi u ndalua menjëherë nga qarkullimi me nisiativën e Vatikanit, për një kohë të gjatë u ndalua shfaqja e tij edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbasi shpërthyen revolta të organizatave të grave. Ky film u shfaq më vonë me disa shkurtime në kinematë periferike të Amerikës, ndërsa cuditërisht në Shqipëri jo vetëm që u shfaq normalisht por u bënë edhe disa intervista që e pranonin shfaqjen e tij. Aktorja kryesore e filmit një vajzë çeke 16 vjeçare, Hedy Kiesler u bë e pa dëshëruar në ekranin botëror dhe më vonë ndërroi edhe emrin në Hedy Lamarr dhe u bë një aktore e njohur e ekranit botëror. Por në themel të regjimeve diktatoriale ishte censura politike, ndonse në disa vende të prapambetura edhe çensura erotike. Regjimi Hitlerian për shembull ishte shumë tolerant për filmat erotikë, ndërsa i rreptë për filmat që nuk i përshtateshin ideologjisë së tyre. Me kalimin e viteve u krijuan komisione kombëtare të censurës të cilat jepnin lejen për shfaqjen e filmave, të cilat egzistojnë edhe sot në të gjitha vendet, në mënyrë paradoksiale në Shqipëri nuk ka një komision të tillë. Këto komisione përcaktojnë ekzaktësisht për cilën kategori të spektatorëve mund të shfaqet filmi duke i ndarë në disa kategori, p.sh. në Amerikë… Regjimi hitlerian, pavarësisht se nuk e pranonte ideologjinë socialiste që trajtohej në filmat sovjetikë ajo e adhuronte atë për forcën e saj të propagandës. Kinematografia amerikane nuk ka shkëlqyer për filmat erotikë si dje ashtu edhe sot, dhe është ndikuar kryesisht nga kinematografia evropiane dhe vecanërisht ajo franceze ose skandinave, që dallohet për erotizëm.

640_affiche.jpg

images.jpg

Filmi francez “Et dieu crea la famme...” Dhe zoti krijoi gruan, me interpretim të aktores Brigite Bardot shkaktoi një shqetësim të madh në amerikë, protesta të organizatave te grave etj., dhe për një kohë u ndalua nga censura.Por le të kthehemi tek censura politike e cila është tipike e sistemeve diktatoriale. Hitleri pezulloi çdo film të huaj, përndoqi çdo aktor ose regjisor me origjinë çifute, grumbulloi dhe dogji publikisht veprat e shkrimtarëve të mëdhenj me origjinë jo gjermane por edhe të atyre gjermanë që nuk pajtoheshin me ideollogjinë e tij anti-Semite ose nacionaliste akstreme. Po kështu ndodhi në Bashkimin Sovjetik kur të gjitha veprat filmike i nënshtroheshin një kontrolli të rreptë deri nga vetë Stalini deri në castin e shfaqjes së tyre bile edhe filma të regjisorëve me famë botërore si S. Ejsenshtein, kështu ndodhi me filmin e Ejsenshtajnit 10 ditë që tronditën botën i cili u shkurtua me porosi të Stalinit deri para shfaqjes së tij. Mbas Luftës së Dytë Botërore bota u nda në dy kampe ku sundonin ideollogji të kundërta, u krijua e ashtuquajtura “perdja e hekurt” që ndalonte depërtimin e çdo forme të kulturës dhe propagandës të palës kundërshtare. Kampi socialist që u krijua mbas luftës u bë pasqyrë e kulturës sovjetike dhe në kinematografi pra u vu në shërbim të regjimeve respektive. Në këto shtete duke përfshirë edhe vendin tonë iu dha një rëndësi e madhe krijimit të kinematografive kombëtare dhe fuqizimit në ato shtete që kishin një përvojë parasocialiste, si Çekosllovakia, Hungaria, Polonia, duke e konsideruar si një mjet të fuqishëm të propagandës. Edhe tek ne u bënë investime të mëdha dhe të rënda për një vend të vogël dhe të varfër duke lindur kinematografia kombëtare, fillimisht Ndërmarrja Shtetërore Kinematografike (NSHKSH) dhe nga viti 1952; Kinostudio “Shqipëria e re” që nuk ishte thjesht një ndërmarrje prodhimi por edhe e sigurimit e shpërndarjes të filmave si dhe drejtimin e gjithë rrjetit kinematografik të vendit. Duke qënë një kinematografi shtetërore që edhe suvencionohej plotësisht nga shteti ajo duhet ti nënshtrohej propagandës të shtetit që e suvenonciononte (kush jep paratë sundon). Që në vitin 1945, (22 dhjetor) doli ligji "Mbi vendosjen e Monopolit shtetëror për zgjedhjen, importin dhe shfaqjen e filmave në Shqipëri", që në fakt shënon vendosjen e monopolit shtetëror pra edhe të censurës së filmit që do shfaqeshin në territorin shqiptar. Dy ditë më vonë u krijua “Agjencia Shtetërore e Filmit e cila në vitin 1946 u shndërrua në Ndërmarrje Shtetërore Kinematografike Shqiptare dhe kishte si funksion blerjen, importimin e filmave, drejtimin e rrjetit të kinemave në gjithë Shqipërinë si dhe fillimin e prodhimit të filmave në vend fillimisht, për mungesë të bazës teknike edhe me ndihmën e vendeve mike të asaj kohe.

6867821_orig.jpg

Krijimi i Kinematografisë shqiptare ishte një vepër e adminirushme dhe përparimtare se lindi një gjini e re e kulturës shqiptare dhe plotësoi etjen e madhe të patriotëve shqiptarë dhe ëndërrën e tyre për të bërë që edhe filmi të fliste shqip, pavarësisht që u përdor (kryesisht filmi kronikal e dokumentar) për qëllime propagandistike për ti shërbyer ideologjisë sunduese. I gjithë prodhimi kinematografik në të gjitha gjinitë u vu nën kontrollin e shtetit.Censura ka vepruar në disa drejtime: A.- Filmi kronikal dhe dokumentar shqiptar që përgjithësisht bëhej me një tematikë relatisht të porositur. B.- Censura në filmin artistik shqiptar,C.- Censura e filmit të huaj. Më e ashpër dhe kategorike ka qënë censura në filmin kronikal e dokumentar shqiptar i cili përgjithësisht ishte një mjet e propagandës direkte te shtetit. Kjo censurë fillonte që në skenar i cili kalonte në disa hallka miratimi, e deri në censurimin dhe kalimin në filtrin politik të personave dhe ngjarjeve që trajtoheshin në film. Asnjë person që dilte në film nuk mund të xhirohej pa marrë më parë miratimin e disa hallkave të sektorit ku xhirohej, pa miratimin e Komiteteve, byrove ose sekretarëve të partisë, kryesisë të kooperativave, të drejtorive të ndërmarrjeve dhe institucioneve etj. Bile jo vetëm kaq por në film as që mund të dukeshin pamje qoftë edhe të largëta të shtëpive të personave të pa dëshëruar, të shpallur kulakë, që u ishin hequr triskat e frontit ose edhe që kishin njerëz të mërguar jashtë shtetit qoftë edhe shumë vite më parë. Përveç kësaj në kinoditarët, filmat kronikalë dhe dokumentarë kishte një zbukurim të realitetit duke nxjerrë p.sh., në film kooperativistat që merreshin me punë bujqësore të veshur si në dasme, që jepeshin antena të televizorëve në shtëpitë e fshatarëve kur televizorët ishin shumë të rrallë edhe në qytete, etj. Ndonse filmat dokumentarë xhiroheshin në bazë të porosive të dhëna nga lart, ata i nënështroheshin një censure të rreptë jo vetëm si figurë por në vecanti teksti i cili duhej patjetër të fliste për partinë dhe udhëheqësin, figurat kryesore duhej të idealizoheshin. Filmi kronikal dhe dokumentar ishte një mjet i propagandës direkte prandaj duhej ti nënështrohej ideologjisë sunduese. Por nuk duhet harruar se filmi dokumentar ka edhe vlera historike si dokument i ngjarjeve të rëndësishme që ndodhin në një epokë të caktuar prandaj përpos trajtimeve politike dhe ideologjike ai ka edhe vlera të caktuara historike. Po kështu duhet thënë se filmat dokumentarë kanë trajtuar edhe shumë problem të kulturës materiale dhe shpirtërore të kombit, figura të shquara të historisë kombëtare etj., të cilat kanë vlera të jashtëzakonëshme për historinë dhe kulturën kombëtare. Nga rreth 1300 filma dokumentarë të xhiruar rreth 400 trajtojnë problem të folklorit, manifestimeve sportive, për traditat të ndryshme si punimet e qylymave, të drurit, bronxit, alabastrës, porcelanit, kostumet popullore, festivalet folklorike, për figura të shquara etj., të cilat kanë vlera të jashzakonëshme për kulturën dhe historinë kombëtare.Tematika e trajuar në filmin tonë kronikal e dokumentar në mënyrë të përmbledhur ka qënë pak a shumë kjo:1.- Tradita patriotike - Ngjarje dhe data të shënuara në historinë e popullit tonë të periudhës paraçlirimit dhe të  Luftës nacionalçlirimtare, baza të luftës, lapidarë e përkujtimore, jubile njësitesh partizane etj. - rreth 50 filma.2.- Tradita në fushën e gjenezës, etnografisë, pasuritë shpirtërore dhe materiale të popullit, zbulime arkeologjike, punime në dru, ar, argjend, bakër, instrumenta popullorë, banesat dhe veshjet popullore, tradita në lundrim, në artizanat, folklor, mjekësi popullore, etj. - rreth 80 filma.3.- Monumente të kulturës së lashtë. 4.- Tradita në fushën e arsimit, kulturës dhe artit si dhe figura të shquara në këto fusha - rreth 40 filma.5.- Figura të shquara veteranësh e patriotësh të Rilindjes sonë Kombëtare, lëvizjes komuniste dhe Luftës Nacionalçlirimtare, heronj e dëshmorë të luftës etj. - rreth 40 filma.6.- Lëvizje revolucionare me karakter ideologjik në vitet e socializmit, portrete kolektivash, individësh pararojë, rinia në aksione, lufta kundra paragjykimeve fetare, patriarkale e konservatore, krijimi i figurës morale të njeriut që pretendohej se vë mbi çdo gjë interesat e Atdheut, interesin shoqëror mbi atë vetiak, shpirtin e sakrificës e vetmohimit, zbatimi i parimit “Një për të gjithë, të gjithë për një”. – rreth 60 filma.7.- Pasqyrimi i transformimeve politike, ekonomike dhe shoqërore të vendit që nga shtetëzimet, reforma agrare, kolektivizimi i bujqësisë, veprat industriale, bujqësore e social-kulturore, elektrifikimi i gjithë vendit, buka dhe çeliku shqiptar etj.- rreth 30 filma.8.- Filma divulgativë-shkencorë (Nga të cilët 11 filma për ushtrinë) - rreth 90 filma.9.- Tematika e fëmijve dhe shkollës - rreth 35 filma.10.- Tema e emancipimit të gruas- rreth 20 filma.(pa përfshirë veprimtaritë politike, kongreset etj)11.- Filmi kompilativ(Përgjithësues/ dhe kinopoema - rreth 30 filma.12.- Reportazhe mbi kongreset e Partisë, rinisë, gruas, etj., veprimtari për Lëvizjen M-Leniniste dhe vizita e filma për Enver Hoxhën - rreth 120 filma.13.- Vizita delegacionesh të huaja në Shqipëri dhe veprimtari ndërkombëtare - rreth 60 filma.14.- Kinoportrete dhe kinotregimi – rreth 260 filma.      

Xhajanka-6.jpg

Në këtë tematikë nuk përfshihen xhirimet e kinoditarëve që deri në mbylljen e tyre, 1984 për arsye të televizionit, (u xhiruan 1006 kinoditarë) fillimisht quheshin kinozhurnale, më vonë të rejat e ditës dhe së fundi kinoditarë. Secili kinoditar kishte brënda 7-8 ngjarje të ndryshme duke përfshirë një për sportin dhe një për ngjarje ndërkombëtare. Pra gjithsej kinoditarët kanë trajtuar rreth 8000 ngjarje të ndryshme, politike, ekonomike, kulturore, sportive etj., të xhiruara në film në të gjithë Shqipërinë.

(vijon neser)

* Historian i kinemase

Modifikuar më Diel, 21 July 2019 11:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...