Censura në Kinemanë Spanjolle

Tuesday, 23 July 2019 13:06

Nga Abaz T. Hoxha*

 Pjesa III. Mbi censurën në kinematografi

abaz hoxha1.jpg

(Vijon nga dje)

 Spanja, ky vend i madh e i lashtë me tradita të mëdha në çdo fushë, në arte, pikturë, arkitekturë, muzikë letërsi, me një folklor të pasur, vendi me energji të mëdha intelektuale nga radhët e të cilit kanë dalë figura të mëdha botërore të letërsisë, kinematografisë, pikturës etj., pati fatin e keq që në një periudhë shumë të gjatë të shekullit të 20-të të bjerë në një regjim diktatorial nga më të pa parët në historinë moderne. Ky regjim, regjimi i parë dhe i fundit fashist në evropë, u bë një pengesë e madhe në çlirimin e energjive të mëdha të këtij vendi të lavdishëm, pengoi për një kohë mbi 40 vjeçar zhvillimin ekonomik e kulturor të vendit dhe e vuri çdo gjë nën kontrollin e tij të egër. Intelektualët e shquar spanjollë nuk patën mundësitë të zhvillojnë lirisht talentet e tyre brenda vendit dhe një pjesë u detyruan të mërgojnë në vendet e tjera. Kjo ndodhi në fushën e artit më të ri, kinematografisë, e cila duke filluar nga mesi i viteve 30-të të shekullit të kaluar e deri në vitin 1975, iu nënështrua një censure të egër që pengoi talentet e saj regjisoriale, aktoriale etj., për të thënë fjalën e tyre lirshëm. Disa prej tyre u detyruan të mërgojnë në vendet e tjera si në Argjentinë, Sh.B.A, Francë e gjetkë dhe disa të tjerë vazhduan krijimtarinë e tyre në Spanjë duke u përpjekur të përdorin gjuhën e Ezopit, ose duke përdorur mjete të tjera indirekte të shprehnin idetë e tyre dhe për ti shpëtuar censurës.Si një alternativë ata përdorën këngëtarët e njohur për të cilët kishte një nostalgji. Lindi e ashtuquajtura “Kinemaja e folklorit”.Padyshim që kërcimtarët dhe këngëtarët që interpretonin në filma të ndryshëm u bënë aktorët spanjollë më popullorë. Ata dukeshin shpesh nëpër filmat, këngët e tyre transmetohehsin me anën e radios. Por ndoshta më e rëndësishëm është fakti se kinemaja folklorike në Spanjë nuk mund të identifikohet ekzaktësisht me kinemanë muzikore. Që kur komeditë dhe melodramat u ndërprenë nga vërshimi i muzikës dhe këngëve-traditë e lashtë spanjolle, kinemaja e folklorit dhe e muzikës u bë bazë ku u mbështet kinemaja spanjolle. Ajo iu kthye traditës së suksesit të një dekade më parë të këngëtares dhe aktores së njohur Imperio Argentina, dhe bëri përpjekje për ta kthyer çdo këngëtare të mirënjohur në një aktore për të bërë të mundur lulëzimin e kësaj gjinie në periudhën e pasluftës.

1934-La-hermana-San-Sulpicio-ESP-Pm3-PERIS-ARAGO.jpg

Filmi "La hermana San Sulpicio" / Sister San Sulpicio"(1927) mbështetur në një roman, e cila u adaptua për film më 1927 dhe përsëri u rixhirua për filmin me zë kur I.Argentina shënoi një sukses të madh u adaptua edhe dy herë të tjera më 1952 dhe 1971, të dy herët me regji të Luis Lucia. Kjo lloj kinemaje në mënyrë preferenciale u xhirua në zonën e Andaluzisë, jo vetëm për traditat folklorike të kësaj krahine por edhe për të nxjerrë në pah, veç anëve piktoreske, edhe gjëndjen e mjerueshme ekonomike të saj. Kinemaja folklorike vuri në objektivin e saj personazhe të shtresave të ulëta të të gjitha fushave që nga peshkatarë të thjeshtë, shoferë taksish, fëmijë, tregëtarë ambulantë të  cilët u bënë figura mjaft të njohura në botën e këngës si në filmat "El pecador de copias / The Fisherman of Songs"(1953) me regji të Antonio del Amo, "Brindis al cielo / A dedication to the heavens"(1953), me regji të Jose Buchsë "Il Portico de la Gloria / Portico of Glory" (1953, Rafael J.Salvia) etj. Në këtë gjini u dalluan këngëtarët dhe aktorët si: Lola Flores. Në njërin nga filmat ku ajo interpretoi "Embrujo" (1947, Carlos Serrano De Osma) spektatorët e një kinemaje kur ajo u duk në film shpërtheu  nga entusiazmi dhe gëzimi dhe gati u thyen të gjitha karriket e sallës. Carmen Sevilla provoi të jepte figurën e gruas Andaluziane më të sofistikuar në rolet e saj, ndërsa Paquita Rico, e treta femër e folkut e dekadës, ishte perfekte në interpretimet e roleve të vajzës pa probleme në aventurat dashurore.Kinemaja e folklorit donte të propozonte një mënyrë më të bukur të shikimit të jetës së përditëshme që ishte një kontrast me protestat e studentëve të universiteteve dhe reflektimin e tyre në realitetin e ashpër të kronikave të përditëshme, pra kjo kinema donte të shihte në të ardhmen dhe të harronte aspektet e errëta të së kaluarës. Xhiruar në këtë mënyrë ishin komeditë rozë që u bënë popullore në vitet e fundit të 1950-ës.      

Kinemaja Shtetërore(1967-1975) 

Në gusht 1964 dolën në dritë norma të reja të zhvillimit të kinematografisë që ishin pasojë e një plani të ri të zhvillimit ekonomik, me ndryshimin e kabinetit ministror. Këto norma gjeneruan një tip xhirimi që u quajt "New Spanish Cinema" i krijuar nga Ministri i asaj kohe dhe i inplementuar nga Drejtori i Përgjithëshëm i kinematografisë, Maria Garcia Escudero: Ishte praktikisht një prodhim shtetëror deri sa buxheti i filmave që suvenciononte shteti duhej të mbulohej me të ardhurat. Ky lloj filmash përfaqësonte gjithashtu Spanjën në arenën ndërkombëtare dhe festivale ku edhe fituan pak çmime, por që hasi shumë vështirësi për të tërhequr audiencën kombëtare. Këto norma të reja në fakt bënë që të realizoheshin në të njëjtën kohë dy tipe të ndryshme filmash: me kualitet të dobët por me suskses financiar (tregëtar) të caktuar për tregun e brendëshëm, dhe të tjerë, me cilësi më të lartë që kishin pak t'ardhura në kinematë lokale por që qëllimi i tyre ishte të propagandonin anën tjetër të Spanjës jashtë shtetit. Kinemaja e re që suvencionohej nga shteti, por që edhe kontrollohej imtësisht prej tij nga një censurë e dyfishtë politike dhe ekonomike, vetëkuptohet se ishte një kinema që i shërbente shtetit pra në këta filma nuk kishte vend për një qëndrim kritik ndaj regjisori i mirënjohur Luis Bunuel, që prej kohësh kishte emigruar, pranoi kërkesën e bërë dhe shkroi skenarin e filmit "Viridiana" (1961), i cili nuk u prek në thelb nga Ministria e Informacionit dhe Turizmit me qëllim që të krijonin një imazh të mirë në arenën ndërkombëtare.

image-w1280.jpg

Ndonse edhe skenari i këtij filmi ndryshoi nga autoritetet megjithë kundërshtimet e Bunjuel. Kështu që Bunuel u detyrua të bënte ndryshime megjithë kundërshtimet që ai pati me autoritetet. Filmi u zgjodh për të konkuruar në Festivalin e Cannes, ku për herë të parë në historinë e kinemasë spanjole, filmi "Viridiana" u nderua me Palmën e Artë. Tragjedia filloi më vonë kur revista e Vaticanit "L'Osservatore Romano" botoi në kritikë për filmin duke e akuzuar atë për blasfemi dhe se ishte antikristian. Kjo ngjarje krijoi një krizë qeveritare dhe gjenerali Franco shkarkoi ministrin nga posti tij dhe ndaloi qarkullimin e filmit "Viridiana" jo vetëm për qarkullimn publik por ndaloi edhe përdorimin edhe të emrit të tij në publik. Të gjitha dokumentacionet e filmit u zhdukën, por fatmirësisht filmi ishte një koproduksion me Meksikën dhe negativi ishte i depozituar në Paris. Nga ajo kohë "Viridiana" u quajt  një prodhim Meksikan dhe nuk mundi të shfaqej në Spanjë derisa gjenerali Franco vdiq.Për ti shpëtuar censurës qeveritare disa kineaste të njohur spanjollë përdorën disa mënyra të tjera për të trajtuar anët e errëta të shoqërisë spanjolle të periudhës diktatoriale të Frankos.Ishin disa raste të veçanta dhe të rëndësishme në kinemanë folklorike në të cilat cilësia e kërkimeve bëri që ajo të kapërxente nga një kinema argëtimi dhe folklori në probleme sociale.Kështu p.sh., filmi "Duende y misterio del flamenco / The spirit and Mystery of Flamenco" (Edgar Neville, 1952) ku regjisori arriti që idenë e filmit ta transformojë në një dokument social të veçantë. Po Kështu filmi "Mirësevjen Zoti Marshall" (me regji të Bardem & Berlanga, 1952). Ky film tregoi se si komedia, mund të japë  panoramën e një jete mizerabël që bënin disa qytete spanjolle banorët e të cilave shpresonin që ndihma ekonomike nga Shtetet e Bashkuara do të ishte shpëtimi nga të gjitha hallet e tyre. Viti 1952, kur u xhirua filmi, ishte viti kur u fut "Plani Marshall" në Evropë.S panja nuk u përfshi në këtë plan, megjithatë, u nënshkruan disa marrveshje me Sh.B.A. Për fat të mirë këto marrveshje akoma nuk ishin të miratuara në kohën kur filmi u xhirua, ndryshe ai nuk do të ishte lejuar kurrë të shfaqej në publik. Ngjarja zhvillohet në një qytet të vogël imagjinar të Castilias ku banorët dhe grupet folklorike janë duke pritur ardhjen e ambasadorëve të Planit Marshall. Me shpresa se po afronte fundi i halleve të tyre, banorët janë veshur me kostumet Andaluziane më të mira dhe i kanë transformuar dhe zbukuruar shëpitë e tyre duke krijuar një atmosferë si ato në rrugët e Sevillies. Çdo fshatar është duke ëndërruar për dhuratat që do tu kërkojë ambasadorëve Yanky, por amerikanët nuk e përfillën fare fshatin Villar del Rio duke i lënë banorët me shpresat e tyre të humbura dhe akoma më të varfër mbasi tashti duhet të paguanin edhe për kostumet dhe zbukurimin e qytetit.Ylli i madh i këngëve andaluziane që interpretoi rolin kryesor, Lolita Sevilla ishte thjesht një ilustrim folklorik për të dhënë një ide më të madhe të gjëndjes ekonomike dhe shpresat dhe iluzionet e tyre të humbura. Ishte krejtësisht e qartë se regjisorët, si Berlanga, nuk ishin të interesuar thjesht për kinemanë tradicionale folklorike por e përdornin atë si një mjet illustrimi për të paraqitur realitetin e ashpër të jetës. Kur filmi "Mirësevjen Z.Marshall" u nderua me çmim të veçantë në Festivalin e Cannes, 1953 u bë një ngjarje e rëndësishme në historinë e kinemasë spanjolle dhe një nder për regjisorin e tij.

Death_of_a_Cyclist-280477623-large.jpgNovio_a_la_vista_cartel.jpg

Vite  më vonë kur Bardem u nderua gjithashtu me çmim në këtë festival për filmin "Muerte de un ciclista / Vdekja e çiklistit", rëndësia e kësaj kinemaje të re spanjolle nuk mund të mohohej nga Ministria spanjolle ndonse ata tashmë i shikonin me kujdes të veçantë skenarët e paraqitur jo vetëm nga këta regjisorë por edhe të regjisorëve të tjerë të kësaj gjenerate. Filmi tjetër i Berlanga "Novio a la vista / Boyfriend in Sight", 1953, u manipulua nga censorët për të eliminuar në skenar dhe film çdo referencë me profesionin e ushtarakut (si një regjim militarist). Edhe filmat "Muerte de un ciclista" dhe "El Inquilino" (A.N.Conde), iu nënështruan prerjeve dhe ndryshimeve që iu bënë nga censorët duke u transformuar idetë themelore të regjisorëve, me moralizime. Çfarë ishte më e dhimbëshme ishte anullimi i rregullt i shumë skenarëve kështu që të gjithë këta regjisorë shkruan disa skenarë të cilët nuk u xhiruan kurrë.Vitet 1975-2005:Vdekja e diktatorit Franco i dha fund çdo llojë censure dhe krijoi mundësira për trajtimin e një tematike të gjerë. Lindi një ripërtëritje kulturore që favorizoi një reflektim kritik të krijimtarisë së shkuar. Kongresi i parë demokratik i kinemasë spanjolle (1978) konvokoi një debat për mundësitë e zgjidhjes së krizës ku ishte futur kinemaja spanjolle.

Muerte-de-un-ciclista-1200x600-1199x600.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...