Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është një ndër 9 finalistët për çmimin e madh “The Nuestadt International Prize for Literature”, i njohur ndryshe si ‘Nobeli’ amerikan. Ai është në garë me shkrimtarë si Eduardo Halfon, Jessica Hagedorn, Emmanuel Carrere dhe Hoa Nguyen.
Në njoftimin zyrtar shkruhet se Kadare është sot një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm në botë, si dhe ofrohet gjithashtu një biografi e tij.
Çmimi i dedikohet letërsisë më të mirë dhe ndahet nga Universiteti i Oklahomës së bashku me revistën e njohur letrare “World Literature Today”. Fituesi do të vlerësohet më 16 tetor me 50 mijë dollarë. I krijuar në 1969-ën, ky është një ndër çmimet më të rëndësishme në SHBA.
Ndër autorët të cilët janë vlerësuar në të shkuarën me “The Nuestadt International Prize for Literature” janë Gabriel Garcia Marquez, Octavio Paz dhe Giuseppe Ungaretti.