Filmat “Delegacioni” dhe “Streha mes reve” shfaqen premierë në Gjakovë

Saturday, 27 July 2019 12:30

Filmat “Delegacioni” dhe “Streha mes reve” shfaqen për publikun në Gjakovë. Organizatorët e “PriFest” shprehen se pas përfundimit të festivalit në Prishtinë, festa e filmit është në Gjakovë. Filmi “Delegacioni”, me skenar nga i ndjeri Artan Minarolli dhe regji nga Bujar Alimani u shfaq mbrëmë për publikun në parkun kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë, ndërsa sonte është “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina, film i cili mori dhe tre çmime në festivalin “PriFest”. Drejtoresha e festivalit Vjosa Berisha shprehet se këto dy filma nuk janë shfaqur më parë në qytetin e Gjakovës. “Filmat janë premierë në Gjakovë, nuk janë shfaqur më parë. Sigurisht që “Streha mes reve” u përzgjodh për shkak se është fitues me tre çmime në festival, si filmi më i mirë, çmimi aktori më i mirë Arben Bajraktaraj dhe çmimi aktorja më e mirë Irena Cahani, ndërkohë që dhe filmi “Delegacioni” ka pasur interesim edhe në Prishtinë, dhe publiku gjakovar i ndjek filmat shqiptarë, kështu që kemi menduar se këta dy filma do të zgjojnë interesim” tregon Vjosa Berisha drejtore e festivalit “PriFest”. Në edicionin e 11 “Prishtina International Film Festival” (PriFest) solli 70 filma. Festivali në ditët e tij kishte gjithsej 10 programe të ndryshme, nga të cilat pesë garuese dhe pesë jogaruese. Për publikun erdhën 6 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë evropiane, 17 premiera regjionale dhe 34 premiera të tjera ishin në ditët e festivalit. Edhe këtë edicion të 11 të festivalit në Prishtinë, që nisi më datë 16 për të përfunduar mbrëmjen e datës 21 korrik nuk munguan të ftuarit special të industrisë së filmit.

“Streha mes reve”, që shfaqet sonte për publikun ishte premierë botërore në “Black Night”, në Tallinn të Estonisë. Në film interpretojnë aktorë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova, si Arben Bajraktaraj, Esela Pysqyli, Bruno Shllaku, Irena Cahani, Osman Ahmeti, Muzbajdin Qamili dhe Virus Shala. Filmi rrëfen, historinë e Besnikut një bariu, besimtar i devotshëm mysliman, i cili zbulon që xhamia e vjetër e fshatit të vogël ku ai jeton, në Veri të Shqipërisë mes Alpesh, ka qenë dikur kishë. Ky zbulim hap debate të zjarrta në komunitetet e ndryshme fetare që jetojnë aty. Besniku është pjesë e një familjeje anëtarët e së cilës kanë besime të ndryshme dhe bashkëjetojnë në paqe me njëri tjetrin, deri ditën që Fadili babai ish komunist i familjes vdes, dhe atyre u duhet të ndajnë shtëpinë e vjetër në fshat mes tyre. Këtë vendim e bën të vështirë, amaneti që babai ish komunist ka lënë. Në të ri të tij, Besniku ra në dashuri me një vajzë nga një familje e persekutuar dhe Fadili duke qenë komunist i thekur nuk e lejoi të birin të realizonte ëndrrën e tij. Kjo i shkaktoi Besnikut një traumë që koha nuk e shëroi. Fadili e vuajti gjithë jetën kompleksin për traumën që i shkaktoi të birit, të cilën u përpoq ta shlyente me amanetin që la në fund të jetës. Amaneti i babait, do t’ia vështirësojë Besnikut përpjekjen për të mbajtur së bashku familjen dhe komunitetet me besime të ndryshme fetare në fshat, dhe do ta bëjë të marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e tij. Filmi “Delegacioni” u dha premierë botërore në “Warsaw Film Festival”. Luajnë aktorët Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa, Richard Sammel, Kasem Hoxha, ndërsa nga Kosova në film janë Bislim Muçaj, Selman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Fatlume Bunjaku, Armend Ismajli, Gani Morina, Artan Selimi, Imer Loshi. Ngjarjet nisin në tetor 1990, regjimi komunist në Shqipëri po përpiqet të mbajë pushtetin. Një delegacion evropian vjen në Tiranë për të monitoruar zbatimin e reformave të qeverisë, një parakusht i madh që Shqipëria të pranohet në OSBE. Leo është marrë fshehurazi nga një burg i largët dhe është sjellë në kryeqytet. Delegacioni evropian udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Detyra e tij është të kontrollojë progresin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Leo mund ta bindë atë se gjithçka është në rregull. Por asgjë nuk shkon siç është planifikuar. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...