Sapo ka mbaruar shfaqja e dytë në Teatrin Kombëtar “ Shtëpia e sëmurë”, e mbajtur nga aktorët Arben Bajraktari dhe Bob Berky.
Si përhere, në sheshin e Teatrti artistë të ndryshëm kanë mbajtur fjalën e tyre përpara kolegëve por dhe qytetarëve e artistëve.
Mes artistëve të ndryshëm ka mbajtur fjalën e rastit dhe Kastriot Çipi
Gjatë fjalë së tij Çipi nuk ka lenë pa përmendur dhe emri i Hervin Çulit, drejtor i Teatrit Kombëtar.
Fjala e mbajtur nga Çipi ka pas në thelb Rilindjen me në krye Çulin, lidhur me gjithë kauzën e Teatrti, të cilët janë mësuar të të mos debatojnë në prani të përfaqësuesve të Aleancës e ndër të tjera në një program televiziv mbrëmjen e djeshme ka thënë vetëm të pavërteta.
“Rilindasit nuk bëjnë më debate por bëjnë vetëm intervista. Culi ka ka bërë një nder sepse ka thënë që shkronjat e teatrit Kombëtar i ka hequr Bashkia e Tiranës. Ju kujtoj gjithashtu që për këtë lajm e ka thënë më herët dhe Ministrja e Kulturës e cila është ngatërruar me fjalët e saj.
Ne do të shkojmë që nesër në Prokurori dhe do të interesohemi se kush e ka bërë këtë verpim dhe pse askush nuk mban përgjegjësi. Çuli nuk e ka zakon të thotë dy të vërteta rresht edhe kur e bënë gënjen me disa gënjeshtra njëra pas tjetërs.
Ai ka rënë ndesh me gjithçka ka thënë.”-tha ndër të tjera Çipi pasditen e sotme.