Ndahet nga jeta parakohe regjisori i njohur shqiptar

E mërkurë, 14 August 2019 15:34

Arti shqiptar në zi! Është ndarë nga jeta regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani. Artisti i mirënjohur është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Humbja e tij i ka dhënë një goditje të fortë bashkëshortes së tij, aktores së njohur Luiza Xhuvani, fëmijëve por edhe miqve e të njohurve. Regjisori i njohur për publikun shqiptar ndërroi jetë në një spital në Romë.

Ai do të kujtohet si një nga artistët më të spikatur të skenës shqiptare. Gjergj Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986, Xhuvani u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet dramatike.

Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...