Teatri Kombëtar/Artistët, rezistencë deri në fund për të ndalur shembjen e godinës

E mërkurë, 21 August 2019 12:40

Rezistenca e artistëve dhe aktivistëve për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar vijon të jetë e përditshme dhe e pandërprerë. Gjatë protestës për mbrojtjen e godinës, ata kanë kërcënuar “qeverinë” të mos duket më në teatër, se nuk do ketë më kthim pas. Ndërkohë prej datës 24 korrik kur artistët morën në kontroll sallën e Teatrit Kombëtar, ka nisur edhe Festivali për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Artistë, aktivistë, qytetarë në mbrojtje të teatrit vijnë dhe dëgjojnë ose ndjekin muzikë, dramë, kinema, letërsi duke sjellë çdo mbrëmje një atmosferë ndryshe. Nën kujdesin e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar” godina monitorohet 24 orë, pastrohet dhe fton artdashësit në shesh. Në një reagim për gazetën regjisori Robert Budina u shpreh se ruajtja e godinës së teatrit nga artistët është 24 orë në 24, duke shtuar se nuk do të ketë asnjë tërheqje nga kauza e tyre. Budina deklaroi se po merren me organizime të ndryshme që jepen në sheshin para teatrit si dhe me koncerte të ndryshme. “Jemi në kulmin e protestave për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar. Ne tani kemi filluar 24 orë në 24 për të ruajtur teatrin dhe nuk ka asnjë mundësi tjetër. Nëse kthehesh mbrapa do të thotë se do të tërhiqesh dhe ne nuk mund të tërhiqemi. Ne po vazhdojmë të merremi me organizimet e ndryshme siç janë shfaqjet e filmave apo dhe koncerte nga grupe roku apo pop-i”, u shpreh regjisori Robert Budina.

Robert Budina u shpreh se rezistenca e artistëve nuk është për ambicie, por për dashurinë që kanë për teatrin. Në një reagim për media, ai tha se qeveria i ka lënë në gjendje të mjerueshme gjërat që kanë më shumë vlerë, duke theksuar se nismën e nisur do e çojnë deri në fund. “Nuk jemi të interesuar për numra këtu në shesh, por nëse qeveria synon të vijë prapë këtu, do vijnë prapë. E nisëm me 10 artistë e 100 polici, që e përfunduan me 1000 policë e 3 mijë qytetarë. Nëse e bëjnë këtë, nuk do ketë më kthim mbrapa as për kryetarin e bashkisë, as për kryeministrin. Nëse duam ne, i menaxhojmë më mirë se ata që e kanë për detyrë. Nuk ka asnjë mundësi që ne të rrimë 24 orë këtu jo për ambicie, por për dashuri. Do të jemi këtu dhëmb për dhëmb me ata që kanë shkatërruar demokracinë e institucionet. Nëse ne rrimë këtu, u jepet e drejta të mos lejojnë më asnjë politikan të bëjë atë që kanë bërë këta. Janë kryer masakra brenda institucionit. Gjërat që kanë vlerë i kanë lënë në gjendje të mjerueshme. Ne duhet ta çojmë deri në fund këtë nismë për ta mbrojtur Teatrin Kombëtar”, tha regjisori Robert Budina. Mbrojtja e godinës Në të njëjtën linjë ka qenë edhe aktori Neritan Liçaj, i cili u shpreh më herët se godina e Teatrit Kombëtar duhet të mbahet për historinë e vendit. Pak ditë më parë, ai deklaroi se kauza e tyre ka gjetur një mbështetje të madhe qytetare, duke u shprehur i bindur se do të vazhdojë me rezistencën e tij deri sa qeveria të tërhiqet nga ky projekt. “Do mbrojmë godinën, dinjitetin e artistëve. Këtu kanë nisur të gjitha institucionet profesioniste të artit në Shqipëri. Vetëm për histori ky vend duhej mbajtur. Nuk ka një projekt, është një vizatim i bukur dhe kaq. Aty ke një xham, sikur aktorët të jenë kafshë të kopshtit zoologjik. Unë jam kundër prishjes së këtij tetari. Ky teatër është shumë funksional, shumë i mirë. Ky nuk ka asnjë rrezik, është thjesht propagandë. Mbështetja popullore, qytetare është rritur. Unë do ta vazhdoj edhe aleanca po ashtu do të vazhdojë rezistencën”, u shpreh aktori Neritan Liçaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...