‘Lule t’bukra ka Tirona’: Merita Halili në Tiranë, me të parin koncert recital pas 20 vjetësh

Hënë, 02 September 2019 15:07

Këngëtarja e mirënjohur  e muzikës popullore, Merita Halili, do të rikthehet me këngë në Tiranë, pas më shumë se 20 vjetësh. Ajo do të japë një koncert recital të sajin, titulluar sipas këngës që e bëri të njohur, “Lule t’bukura ka Tirona”.

Recital i ‘bilbilit’ të Shqipërisë së mesme me Ansamblin Popullor do të shfaqet në 27 dhe 28 shtator, ora 19:00 në Pallatin e Kongreseve.

 

TKOB njofton se  koncerti është premierë absolute e Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve.

 
Login to post comments