Kompozitori Markelian Kapidani promovon librin “Shënime për muzikantin”

E mërkurë, 04 September 2019 14:29

Kompozitori Markelian Kapidani i vlerësuar në fushën e muzikës vjen me librin e tij “Shënime për muzikantin”. Libri sjell një ndër kontributet e para teorike në shqip mbi muzikën jazz. Me autor kompozitorin e njohur, libri fokusohet në disa linja, tek aspektet teorike dhe praktike të muzikës jazz; te proceset që kanë të bëjnë sa me improvizimin/krijimtarinë, aq edhe me interpretimin; si dhe tek principet e brendshme të organizimit të kësaj muzike, të kombinuara me përvojat dëgjimore. Promovimi në Akademinë e Shkencave bëri bashkë artistë, studiues të fushës dhe më gjerë, dhe për librin “Shënime për muzikantin” folën autori Markelian Kapidani, Mikaela Minga anëtare e Akademisë së të Rinjve dhe Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, si dhe Florian Jakaj kryetar i shoqatës kulturore "Rrok Jakaj". Vijnë përmes këtij libri reflektimet e një kompozitori dhe performuesi, i cili e ka afirmuar tashmë profilin e vet individual brenda botës muzikore jazz. Duke i konceptuar modestisht në formën e shënimeve, Kapidani iu adresohet studentëve dhe gjithë atyre, që kërkojnë të thellohen në mënyrë më sistematike te kjo muzikë, për ta njohur, luajtur dhe krijuar. “Shënime për muzikantin” është rezultat i përvojës së gjatë të Kapidanit në botën e jazz-it. Autori shprehet se ky libër përmban shënimet e tij rreth muzikës në përgjithësi, me fokus të muzika e jazz në veçanti. “Libri iu adresohet atyre, që studiojnë muzikë dhe trajton aspekte, të cilat përgjatë studimeve të formatit “klasik” le të themi mbeten të patrajtuara, shpesh edhe për një lloj arrogance, e cila karakterizon ambientet akademike universitare në përgjithësi. Aspekte të rëndësishme siç janë për shembull ai i ritmit, apo aspekti fizik i tingullit përgjatë studimeve akademike nuk trajtohen ashtu si duhet, duke lënë tek studentët mangësira dhe boshllëqe. Ky libër merr shkas pikërisht nga këto dhe përpiqet t’i trajtojë dhe analizojë nisur edhe nga përvoja ime si kompozitor dhe performues”, shprehet autori Markelian Kapidani. Për autorin, ky libër është shkruar nga një muzikant për muzikantët. Ai shprehet se përgjatë leximit, lexuesi do të ketë mundësinë të thellojë dijet e tij rreth proceseve, që qëndrojnë në bazën e muzikës së improvizuar dhe jo vetëm. “Temat e trajtuara në këtë libër janë të shtjelluara në mënyrë origjinale sipas këndvështrimit tim dhe përvojës sime muzikore, që fillon me studimin e instrumentit të pianofortes si pianist klasik për rreth 12 vjet. Vazhdon me studimet e larta për kompozicion, kalon më tej në eksperienca personale si autodidakt në muzikën jazz përmes koncerteve në vende të ndryshme, me artistë të ndryshëm të kësaj muzike, të cilët i përkasin skenës ndërkombëtare, për tu konkretizuar në fund tek produksionet e mia muzikore jazz me disqet “Balkan Piano”, “Balkan Bop”, “Chimera Project”, etj”, shton më tej autori.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...