Kevin Hart përballet me një proces gjyqësor prej 60 milion dollarësh. Modelja dhe aktorja Montia Sabbag akuzoi komedianin për neglizhencë, shkaktim të shqetësimeve emocionale dhe shkelje të privatësisë në një incident në vitit 2017.
Sabbag pushtoi titujt e mediave së bashku me Hart pasi një video e tyre duke bërë seks në një dhomë hoteli në Las Vegas u publikua në internet.
Ajo i mohoi në atë kohë akuzat se bëri videon për të zhvatur komedianin, duke i kërkuar Hart të bashkonin forcat kundër personit që regjistroi videon në mënyrë të paligjshme.
“Fotografitë dhe emri im janë publikuar së bashku me një sërë gënjeshtrash për mua,”-u tha Sabbag gazetarëve në vitin 2017. “Unë nuk jam një zhvatëse. Nuk jam striptiste. Unë jam një aktore dhe nuk kam thyer asnjë ligj.”
Në padinë ndaj komedianit të ngritur më 16 shtator, ajo akuzon Jonathan Todd Jackson se regjistroi videon fshehurazi pa dijeninë apo pëlqimin e saj ndërsa po kryente marrëdhënie seksuale konsensuale me Hart, sipas dokumenteve të gjykatës.
Sabbag gjithashtu hodhi në gjyq Hart, si dhe punonjësit e hoteleve Marriott, Blackstone dhe Cosmopolitan, se në mënyrë të pakujdesshme ose të qëllimshme lejuan Jackson qasje në dhomën e hotelit.