KKR miraton projektin për restaurimin e shtëpisë së Fishtës

E Enjte, 24 October 2019 10:57

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për restaurimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës. Përgjegjës i Sektorit të Trashëgimisë Kulturore në bashkinë e Lezhës, PaulinZefi shprehet se ky vendim gëzon të gjithë atdhetarët shqiptarë. “Më në fund, mbërriti lajmi i shumëpritur nga unë dhe të gjithë atdhetarët shqiptare, por sidomos nga adhuruesit e të madhit At Gjergj Fishta. Falë ndërhyrjes së Kryetarit të Bashkisë Lezhë, z.Pjerin Ndreu, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve në Institutin e Monumenteve të Kulturës, ka miratuar projektin për "Restaurimin e Banesës së At Gjergj Fishtës", shprehet specialisti i trashëgimisë kulturore Paulin Zefi. Sipas tij, së shpejti pritet të marrë edhe zgjidhje pronësia mbi truallin e kullës, ku ka lindur Fishta. “Bëhet fjalë për projektin e konceptuar nga ana ime dhe realizuar nga arkitekt projektues, Dodë Zhuba, në fillim të këtij viti dhe në kuadrin e "Projektit 100 Fshatrat". Më pas projekti është konsultuar dhe adaptuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës, duke dalë në variantin final që është miratuar nga K.K.R. me datë 18.9. 2019 me vendim Nr.303.Së shpejti, do të marrë zgjidhje edhe problematika e pronësisë mbi "Truallin e Kullës ku ka lindur At Gjergj Fishta", sepse aty do të ndërtohet një objekt shumë dinjitoz”, bën me dije specialisti Paulin Zefi. Në Lezhë u përkujtua dje 148-vjetori i lindjes së poetit At Gjergj Fishta me një aktivitet ku të pranishëm ishin autoritete të shumta vendore e qendrore, studiues, historianë, shkrimtarë dhe qytetarë. Kryefjalë ishte shtëpia e shkrimtarit dhe për këtë ministrja e Kulturës Elva Margarit tha se jo vetëm do të ndërtohet, por në nder të kësaj figure që i dha kaq shumë letërsisë do të ndërtohet edhe një memorial. Ndërsa Bashkia e Lezhës për të parën herë pas 30 vitesh ka hapur dyert e muzeut etnografik. Gjergj Fishta u lind më 23 tetor 1871 në Fishtë të Zadrimës dhe u nda nga jeta më 30 dhjetor të 1940. Në fushën e letrave Fishta lëvroi gjini të ndryshme si poezinë epike ashtu edhe atë lirike, satiriken, dramën, publicistikën edhe përkthimin. Si ndër më përfaqësuesit të poetëve romantikë, shkroi vepra që zhvillojnë tema të poezisë gojore dhe të traditës, duke u mbështetur shumë mbi modelet stilistikore folklorike.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...