Anisa Makarian: Shqipëria nuk më ka zhgënjyer, por vetëm disa….

Saturday, 26 October 2019 19:20

Aktorja, skenaristja dhe shkrimtarja Anisa Markarian ka rrëfyer për jetën e saj në emisionin “Kjo Javë” në “News24”. Ajo foli për librin e saj “15 ditë prilli” me të cilin u rikthye në Shqipëri, ndërsa skanoi të gjithë zhvillimet artistike që ndodhin sot në vendin tonë si dhe nuk kurseu kritikat për kinematografinë shqiptare. Teksa u pyet nga gazetarja, Nisida Tufa se si i duket Shqipëria, shkrimtarja tha se Shqipëria kurrë nuk e ka zhgënjyer.

 Ajo foli gjatë në “Kjo Javë” duke nisur që nga fillimit e saj si aktore, tek jeta si mjeke në Francë dhe padyshim nuk kurseu as kritikat ndaj politikës në tërësi.

Pjesë nga intervista:
Kush ju zbuloi si talent, që ju me pas morët rrugën e filmit?
Unë recitoja dhe merrja pjesë në teatrot e shkollave, Personat e parë ishin mësueset e letërsisë. Më përzgjodhi Gëzim Erebara.

Cilët ishin emrat që ju i kishit miq?
Unë jam mikeshë me të gjithë. U krijua një grup moshatarësh që vinin nga gjimnazet e Tiranës, e kemi vazhduar dhe e vazhdojmë miqësinë edhe sot. Kam miqësi me të madhen e Tinka Kurtin, me Marjeta Larja. Me të gjithë grupin e xhirimit, me skenaristë, regjisorë. Kam pasur fatin dhe kam qenë e rrethuar nga artistë të apasionuar për kinematografinë dhe lidhjet janë ruajtur edhe sot si të pacenueshme.

 Me Arben Imamin keni mbajtur kontake?
Me Benin nuk kam pasur asnjë komunikim. Unë nuk e kam kërkuar, nuk e di nëse ai më ka kërkuar apo jo.

Si ishte kalimi nga aktrimi tek mjekësia dhe ju sot jeni një mjeke e përkushtuar në Francë?
Nuk ishte kalim, por them se ishte e të dyjave bashkë. Unë e dija se babai shkonte në klinikën dentare.  Shikoja babin kur kthehej dhe ai sillte bluzën për ta larë dhe unë kisha dëshirën t’i merrja erë. Kam dhe një veçori të vogël dhe kisha dëshirë të bëhesha dentiste, banai më thoshte bëju doktoreshë. Merr mjekësinë më thoshte babai, sepse me dentistin do të kufizohesh vetëm tek goja. Bija ime sapo ka mbaruar studimet për  stomatologji.

Ku e gjeni veten më tepër?
E gjej veten duke qenë nënë, grua, krijuese, dhe në profesionin tim si mjeke. Nuk shkoj në punë duke tërhequr këmbët.

E keni ndjekur kinematografinë shqiptare?
Unë kam një pozicion kritik për kinematografinë të para viteve ’90. Gjithsesi kinematografia ishte pjesë e propagandës. Disa filma janë të zhveshur nga ky aspekt, por ka edhe kryevepra mes atyre filmave. Do të doja që kinematografia e sotme, t’u jepte mundësi disa figurave dhe të punonin më shumë, sepse kishin mundësinë të çliroheshin, dhe nuk iu dha kjo mundësi për fat të keq .

Si e vlerëson Shqipërinë sot, ke një imazh për Shqipërinë?
Unë dua të përsëris diçka: nuk më ka zhgënjyer Shqipëria, por më kanë zhgënjyer disa persona. Unë kam pasur momente zhgënjimi të mëdha nga disa persona, por kjo ndodh kudo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...