“Balkan’s Gate” sjell në Tiranë pesë filma për publikun

Diel, 24 November 2019 09:14

Edicioni i pestë i “Balkan’s Gate” sjell për publikun filma, që janë realizuar nga profesionistët e rinj. Filmat do të shfaqen më 26 nëntor në kinema “Agimi”, Tiranë. Reflektimi mbi barazinë gjinore dhe problematikat sociale janë në fokus të tre prej këtyre filmave, të cilët shfaqen për herë të parë, në kuadër të fushatës botërore “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, e cila zhvillohet nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor. Këtë vit “Balkan’s Gate” mbërrin në edicionin e pestë dhe synon edukimin në fushën e kinematografisë dhe promovimin e shkëmbimeve kulturore të të rinjve nga Shqipëria dhe e gjithë bota, në bashkëpunim me artistë të njohur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në premierën e Tiranës do të shfaqen pesë filmat e shkurtër të xhiruar këtë vit, në qytetin e Gjirokastrës. Edicioni i pestë në “Balkan’s Gate” nis me filmin “Qumështi i nënës, gjaku i babait”, nga regjisori amerikan Nathaniel Hansen. Filmi bazohet në jetën e personazheve të vërtetë dhe trajton marrëdhëniet jofamiljare, duke theksuar pabarazinë gjinore. Dy gra, njëra në moshë dhe tjetra e re rrëfejnë histori nga jeta e tyre. “Gurë” është realizuar nga regjisori francez Nils Bouvyer dhe regjisorja koreane Hyejin Kim. “Jeta” vjen nga regjisorja shqiptare Ornela Karaj, filmi “Në kërkim të fëmijërisë” është realizuar nga regjisorja Ambra Çani dhe “Udhëtim” është realizim nga regjisorja turke Oyku Dikmen. Sipas organizatorëve, shfaqja e këtyre filmave do të pasohet nga një diskutim i shkurtër nga një panel i përbërë nga të ftuar dhe regjisorët e rinj, të cilët u angazhuan ta vendosin barazinë gjinore dhe rëndësinë e saj në shoqëri në fokus të edicionit “Balkan’s Gate 2019”. Edicioni i pestë i “Balkan’s Gate”, ku morën pjesë të rinj nga Shqipëria, Franca, Koreja e Jugut dhe Turqia, u mbështet nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada Franceze dhe nga Ministria e Kulturës. Edicioni i pestë i “Balkan’s Gate” nis më 26 tetor në Tiranë, por dhe në edicionet e tjera që janë zhvilluar më parë ka pasur interes për të rinjtë dhe punën e tyre me filmin. Edhe këtë vit për publikun do të shfaqen disa prodhime filmash, ku trajtojen tema të ndryshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...