Atdheu dhe Feja, binomi i pavdekshëm i klerikëve myslimanë

E Enjte, 05 December 2019 11:06

Intervistë me imamin Gëzim Abdishahi, autor i librit “Atdheu në zemrën e klerikëve myslimanë”, botim i sh.b "55"

“Ne shqiptarët, prej çfarëdo lloj feje qofshim, jemi të tanë vëllezën gjaku dhe vëllazën vatani”. Mbi këtë motiv profetik të Hafiz Ibrahim Dalliut është ngritur edhe libri më i fundit i imamit të xhamisë së Golemit, ish-kandidat për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Gëzim Abdishahi. “Atdheu në zemrën e klerikëve myslimanë” është një kontribut i tij i vyer për të evidentuar patriotizmin e gjithë klerikëve myslimanë shqiptarë, që mbi gjithçka vunë atdheun, si gjënë më të shenjtë. Gëzim Abdishahi ka kryer studimet e larta në Medine në Arabinë Saudite. Ai shërben sot si imam në xhaminë e Golemit dhe njëherësh mban edhe postin e këshilltarit të kreut të KMSH. Ky është libri i tij i parë, pas një sërë artikujsh në shtypin e shqiptar.  “Është detyrë e rëndësishme e jona si teologë të përmendim, të vlerësojmë dhe të mos reshtim së kujtuari të parët tanë, të cilët sakrifikuan gjithçka, ehe jetën e tyre, për atdheun”, nënvizon në intervistën e mëposhtme imami Gëzim Abdishahi.

gez.JPG

- Së pari ju uroj për librin. Si erdhi ky libër tek ju?

- Ideja për të shkruar këtë libër ka qenë e hershme, vite më parë. Duke lexuar vazhdimisht vepra të klerikëve të shquar myslimanë, vura re se ajo që i bashkonte të gjithë ata, pavarësisht kohës, regjimit apo vendit ku kanë jetuar, kanë pasur të përbashkët, përveç përkushtimin ndaj Allahut, besimit, edhe Atdheun. Ky binom i ka shoqëruar gjithë jetën në veprimtarinë e tyre fetare dhe shoqërore. Shpeshherë, për këtë të fundit, Atdheun, ata edhe janë sakrifikuar deri edhe jetën e tyre. Vepra e këtyre klerikëve të shquar si hafiz Ibrahim Dalliu, haxhi Vehbi Dibra, hoxhë Hasan Vogli, haxhi Vehbi Dibra, hoxhë Kadri Prishtina, hafiz Ali Korça, hafiz Ali Kraja, hafiz Sabri Koçi etj. etj., janë manuale, almanakë e udhërrëfyes të dashurisë për atdheun, vepra të shkruara me gjak e sakrifica ndër shekuj.

Pra, duke lexuar e duke u njohur me veprimtarinë e tyre fetare dhe shoqërorë, mendova që t’i përmbledh të gjithë këto personalitete të fesë myslimane në një libër të vetëm, duke evidentuar patriotizmin e tyre e duke lartësuar ndjenjën kombëtar që i bashkonte. Ky libër nuk është thjesht një vlerësim, por edhe homazh për ta, për fenë dhe kontributin e tyre. Këta klerikë ditën të mbajnë gjallë shpresën, të thurnin ëndrra të bukura, të ndërtonin një të ardhme me ngjyra.. Fjalët dhe vepra e tyre ishte një diamant që shkëlqen edhe sot e na ndriçon në udhën drejt së ardhmes.

- Le të kthehemi pak në kohë, në fillimet e islamit në Shqipëri, shkurtimisht cili është komenti juaj për islamizimin e Shqipërisë

- Mbi këtë çështje janë shkruar disa libra. Historianë të ndryshëm, osmanologë, nga vendi, Turqia apo vende të tjera kanë trajtuar [çështjen e islamit në Ballkan e jo vetëm në Shqipëri. E kam përmendur këtë në librin tim, jo si një justifikimi, por si një rrjedhë logjike për të ardhur tek përkushtimi i kolerikëve shqiptarë. Si në botime, ashtu edhe historianë të ndryshëm, në bazë të fakteve dhe dokumenteve të nxjerra vitet e fundit nga arkivat osmane, kanë evidentuar një gjë thelbësore që islami nuk u përhap me dhunë, por erdhi si një zhvillim logjik në Ballkan e në Shqipëri. Duhet të kemi parasysh kohën. Gjithçka duhet të gjykohet në kohë e në hapësirë. Një gjë është e qartë se islami ka ardhur në Shqipëri që në shekullin e XIII – XIV, para fuqizimit të Perandorisë Osmane dhe se shqiptarët kanë përfituar prej tij në disa aspekte por që nuk është momenti për të bërë një vlerësim për këtë pasi u takon historianëve ta analizojnë. Islami është bërë edhe për të mbrojtur vendin, atdheun nga asimilimi i fqinjëve. Historia flet më mirë se kushdo, gjatë përpjekjeve shoviniste të fqinjëve në shekujt XIX-XX, kur sllavët, serbët, apo grekët nuk i reshtën përpjekjet e tyre për ta asimiluar vendin, pasi fituan pavarësinë e tyre nga Perandoria Osmane. Janë një sërë klerikësh të shquar myslimanë, të cilët i kam rreshtuar në libër, të cilët përfituan nga islami, e u shfaqën hapur si mbrojtës të flakët të atdheut, kundër shovinistëve grekë e sllavë. 

- Kujt lexuesi i drejtohet ky libër?

- Kur e nisa shkrimin e librit, së pari kisha si qëllim thjesht të falënderoja me shpirt e t’u shprehja mirënjohjen gjithë atyre klerikëve myslimanë që menduan, punuar e dhanë jetën për atdheun. Nuk është një libër fetar, i mirëfilltë, pasi të tillë ka plot dhe se lexuesi i këtij niveli nuk ka shumë nevojë për t’u qartësuar mbi udhën e myslimanit në shekuj. Ky është një libër për të gjitha moshat, për të rinj e të vjetër, për besimtarë dhe ateistë, për myslimanë e të krishterë. Ashtu si kanë punuar edhe vëllezërit e krishterë me botimet e tyre, edhe unë mendova që të evidentoj klerikët myslimanë në rrugën e tyre të gjatë e të mundimshme, por që dashuria e përkushtim për atdheun nuk i lodhi kurrë.

- A është ky libër për brezin e ri?

- Më së shumti ky libër është pikërisht për brezin e ri. Unë shikoj me admirim se sot ka një pjesë të mirë të rinjsh që po i kthejnë sytë nga feja. Kjo është një gjë shumë e mirë, pas gjitha asaj kataklizme që ndodhi me popullin tonë gjatë komunizmit. Të rinjtë në këtë libër duhet të shikojnë pikërisht kontributin e tyre, të cilët edhe kur u gjendën para pushkatimit, apo në qelitë e errëta, thanë: “Rroftë Shqipëria!”. Pra, ne sot mund të ndërtojmë sa të duam xhami e objekte kulti, por po nuk ndërtuam ura shpirtërore që bëjnë lidhjet mes brezave, nuk kemi asgjë në terezi. Ky libër është pikërisht një urë, një dritare për ët parë të kaluarën. Shprehja e filozofit amerikan George Santayana, “kush harron të kaluarën, është i destinuar që ta përsërisë atë”, më ka nxitur e shoqëruar gjithmonë që ta kryeja këtë mision.

c6828fa3-07e6-4158-a8e9-89e2478dabe8.jpg

- Meqë përmendët komunizmin, sa vend ze ai në librin tuaj?

- Për fat të keq, e keqja e kombit dhe e besimit fetar në Shqipëri nuk i ka ardhur vetëm nga pushtuesi e nga fqinjët e pangopur, por edhe nga vetë shqiptarë, nga vëllezërit e tyre që përqafuan një “fe” tjetër, atë të komunizmit rus. Klerikë të shquar si hafiz Ali Korça, hafiz Ibrahim Dalliu, etj e kanë dënuar komunizimin që kur ai u shfaq në Shqipëri në formën e tij ilegale e propagandë në vitet ‘20-‘30. Ata, jo vetëm me thirrjet e hapura nëpër xhami, por edhe me botime të tyre kanë parashikuar rrezikun që do i vinte vendit e botës nga përhapja e komunizmit. Pikërisht për këto ide të shprehura hapur ata e paguan me jetën dhe gjakun e tyre, kur në Shqipëri  në vitin 1944 u instalua komunizmi.  Studiues të nderuar kanë hartuar lista të tëra, mbi persekutimin e klerit në Shqipëri e veçanërisht atij mysliman. Dr. Ramiz Zeka, Kastriot Dervishi, Roald Hysa etj, kanë përpiluar lista të sakta, evidentuar personalitete të larta e imamë të thjeshtë që ranë pre e persekutimit të egër komunist, vetëm sepse krehës fesë, Allahut, deshën shumë atdheun e tyre. Klerikët myslimanë u bënë kurban të besimit të tyre, besnikë deri në fund të jetës ndaj besimtarëve që përfaqësonin, por edhe të brumosur me dashurinë ndaj Atdheut. Ajo që ndodhi me këtë popull, me diktaturën më të egër që u instalua në vend, që prishi kisha e xhamia, që vrau e burgosi klerikë, që shkatërroi e konfiskoi pasuri e mjete të fesë, rrallë ka ndodhur kund me kaq egërsi. Pasojat e saj po i vuajmë edhe sot.

- Cilat janë mesazhet që doni të përcillni përmes botimit të këtij libri?

- Gjithkush që e lexon i nxjerr vetë mesazhet e tij. Ky libër është një thirrje, një vlerësim, një sensibilizim, një apel, një vlerësim për ato elita të çmuara që nuk kthehen më, që Atdheun e vendosën mbi gjithçka dhe besimin e kishin po aq të shenjtë sa edhe atdheu i tyre.

- Së fundi, a keni ju një punim të radhës?

- Duke qenë imam i xhamisë së Golemit, një xhami e njohur për tradita dhe besimtare në vite, mendoj që libri im i radhës të jetë mbi këtë zonë të Golemit, ku shtrihen 10 fshatra me xhamitë, historinë dhe besimin e tyre. Do jetë një punim historik, vlerësues, mirënjohës për të gjithë ata klerikë të zonës, besimtarë të përkushtuar që kurrë nuk e humbën orientimin nga Allahu, edhe në kohët e tyre më të vështira! Shprersoj ta mbaroj pranverën e ardshme, në 2020.

-Ju faleminderit dhe suksese!

Intervistoi: Flori SLATINA

Modifikuar më E Enjte, 05 December 2019 21:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...