‘I have a dream’ një festival pranvere, suprizat e Gjergj Lekës në News24

Diel, 19 Janar 2020 10:24

‘I have a dream’ (Unë kam një ëndërr) quhet aktiviteti më i ri muzikor në News24 nën drejtimin e artistit Gjergj Leka. I konceptuar si një ‘Festival Pranvere’, në të protagonistë do të jeni vetëm ju.

Ditët e fundit të këtij festivali muzikor do të jetë nga 28-31 maj. Të gjitha këngët që ju do të sillni, do të përcillen në të gjitha kanalet e Focus Medias Group ku bën pjesë edhe News24, jo vetëm kanali televiziv por edhe ai në Youtube që është shumë i ndjekur, ‘BalkanWeb’ e ‘Radio Shqiptare’, ‘Gazeta Shqiptare’ dhe ‘Gazeta Panorama’.

Artistët që do të marrin pjesë në këtë aktivitet do të promovohen në këto kanale. Këngët do kalojnë në disa faza për t’u seleksionuar dhe duke filluar që nga java tjetër, çdo të shtunë dhe të diel ju do keni mundësi të ndiqni artistët që kanë sjellë këngët për Festën e madhe, duke u publikuar nga News24, por edhe gjatë javës në programacionet e televizionit News24.

Cdo herë në emisionin ‘Na ishte një herë muzika’ kënga do të transmetohet thjesht vetëm me një instrument, ndërsa në muajin mars kënga juaj do të jetë e orkestruar dhe e kënduar së bashku me këngëtarin.

Risia në këtë festival është që nuk do të ketë vetëm këngë të reja por edhe të vjetra folklorike dhe risjellje të vyera të këngëve të dikurshme.

 

Me artistët e njohur në skenë do të interpretojnë edhe talentet e reja. Këngët fillimisht do të transmetohen ashtu siç vijnë vetëm me një instrument, një strofë dhe një refren. Seleksionimet e para do të nisin aty. Të gjithë pjesëmarrësit e rinj që do të konkurrojnë nuk do të interpretojnë as me baza muzikore as me efekte apo orkestër, por do të jenë live vetëm me një piano, të shoqëruar nga artisti Gjergj Leka apo dikush që ata zgjedhin. Ata që do të marrin pjesë do të kenë mundësi të marrin leksione për teknikën e këndimit, nga pedagogia e kantos Alma Strazimiri, që do t’i mësojë të rinjve impostimin e të kënduarit.

Juria e këtij festivali do të jenë vetë telespektatorët e mrekullueshëm që ndjekin çdo javë këtë emision muzikor në News24, si dhe emisionin e Aldo Morning Show në tv klan.
Do të zgjidhen 100 prej fansave të këtyre emisioneve, të cilët do të përbëjnë jurisë e Festës së Këngës shqiptare.

Ky event do të organizohet në një ambient shumë të bukur në Baldushk. I gjithë aktiviteti do të jetë një ambient të hapur natyror larg sallave të zakonshme që jemi mësuar të shohim. Për këtë arsye është zgjedhur pikërisht muaji maj. Le të jetë ky festivali i pranverës, ku këngët e reja dhe sukseset e dikurshme shqiptare të na fishkëllejnë në çdo ditë të bukur që dielli del.

Cdo këngë e juaja do të gjykohet nga një popull artdashës dhe nga asnjë juri tjetër, por ka vetëm një kusht duhet të jetë një muzike e bukur dhe tekste gjithashtu të bukura.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...