Situata e pazakontë në vend për shkak të epidemisë së koronavirusit, ka bërë që artisti i humorit Gëzim Kruja të përcillet pa homazhe për në banesën e fundit.
Aktori shkodran i humorit humbi jetën dje në moshën 80-vjeçarare për shkak të probleme shëndetësore që ka pasur vitet e fundit.
Edhe pse është nderuar me tituj të mëdhenj përgjatë gjithë karrierës së tij, Kruja u përcoll për në banesën e fundit pa homazhe në teatrin ‘Migjeni’ dhe as nga artëdashësit e tij.
Megjithatë, qytetarët shkodranë kanë nuk janë përmbajtur dhe disa prej tyre janë grumbulluar për ti dhënë lamtumirën artistit të mirënjohur për gjithë ç’ka ai i ka dhënë skenës dhe artit shqiptar.