Teatrin e kemi skanuar 3D/ Arkitektja: Do ta rindërtojmë ashtu siç ishte

Premte, 22 May 2020 16:59

Aktivistja Doriana Musai, arkitekte, prej më shumë se dy vitesh ka luftuar për kauzën e mbrojtjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Ajo tregon për Euronews Albania përjetimet gjatë momentit të shembjes të godinës si dhe planin për rindërtimin e saj.

“Pësuam goditje të madhe psikologjike. Unë isha brenda në teatër dhe bëra transmetim Live! Pashë dy skena paralele, policinë që dhunoi fillimisht protestuesit e më pas nisën të dhunonin skenën dhe shqyen e shpartalluan skenën. Është e paimagjinueshme që futën armët brenda dhe forcat speciale, ata e dinin se kush ishim, nuk ishim talebanë, apo terroristë. Dhuna ishte shumë e tepërt dhe për këtë do të kërkojmë drejtësi,” – tha Musai duke këmbëngulur se zaptimi më 24 korrik i Teatrit Kombëtar ishte konform Kushtetutës, e cila, sipas saj, lejon qytetarëve ta mbrojnë atë çka është publike.

Musai kujtoi se që prej korrikut 2019 u mbajtën mbi 70 shfaqje në Teatrin Kombëtar dhe se ata nuk e zaptuan godinën për ta përvetësuar por për ta rivitalizuar.

“Vlera që më ka çuar aty 24 orë çdo ditë kanë qene njerëzit. Një energji bërthamore prej njerëzish që angazhoheshin atje, që kanë sakrifikuar aq shumë dhe që edhe sot që nuk është më teatri ajo energji është ende te ata,” – u shpreh Musai.

Prej dy vitesh Musai ka qenë prezente në të gjitha zhvillimet rreth çështjes së teatrit.

Ajo dhe disa arkitektë të tjerë nuk heqin dorë nga ideja për rindërtimin e Teatrit dhe tregon se ata kanë mundur të skicojnë dhe rilevojnë të gjithë godinën.

“Nisëm në korrik, bashkë me disa arkitektë, ishim 12, disa edhe studentë. E nisëm nga lapsi dhe letra, Viktoria Nikolla, Kreshnik Merxhani dhe të tjerë, të cilët kanë hyrë në çdo cep të teatrit. Përfunduam te teknologjia e fundit, skanimi 3D,” – thotë Musai e cila shprehet se ndërtesa mund të rindërtohet plotësisht qoftë dhe me të njëjtat materiale.

Për sa i përket rrezikut nga zjarri ajo theksoi se çdo godinë publike përballet me një rrezik të tillë dhe kujtoi se edhe Notre Dame, e cila ishte ndërtuar me materiale edhe më të forta u shkrumbua tërësisht.

Modifikuar më Premte, 22 May 2020 17:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...