Pandemia dhe Ti

E Enjte, 10 September 2020 10:09

 

Njerezimi ka hyre ne nje faze te re te kontrollit, ne nje faze te rrezikshme ku Ky kontroll eshte ne perpjestim Te drejte ne zhvillimin teknologjik . Prandaj dhe intensiteti I tij nga Ana e tyre qe e ushtrojne kete kontroll eshte si nje force magnetike r fuqishme por qe e ndjejme ne vale , here te ngadalta e here si termete te fuqishme shkaterruese. Eshte thjesht ceshtje interesash , por me hidhur eshte fakti qe eshte dhe ceshtje shijesh.
Por te pakten per gjeneratat e Ketij shekulli te ri ai armik I bere prezent vetem ne kinematografi, iku nga magjia e artit te shtate dhe erdhi mes njerezve , ne jetet e tyre duke I pershtjelluar ato me force centrifugale . Ndoshta ai vete nuk e donte ate Magji Te shtirur te ngjarjeve e jeteve te sajuara. Donte magjine e vertete njerezore .
Kjo e fundit kishte ndoshta kohe qe kishte pesuar nje zbehje dhe kete zbehje nuk ua jepte procesi I jetes , por bash qenia njerezore . Po Po qenia njerezore. Ajo vete kishte vendosur qe magjine e dhene nga nje fuqi pertej Saj , ta kthente nje program kompjuteri nje programim I cdo lloj ndjesie nherezore , programim I cdo sekonde te jetes njerezore Ku Te mos kishte asgje , asnje emocion asnje ngjyre asnje ankth nga e papritura apo e panjohura. Ndoshta nje bote pa emozione pa dhimbje e marrosje . Pa marrosje nga dashuria urrejtja, peshtjellim nga neveria dhe Injoranca , megallomania , hajduteria e jetes dhe vlerave Te tjetrit .
Nuk ishte e nevojshme pandemia per te kuptuar vanitetin e nje shtrese te caktuar e cila kudo , te cdo cep te Ketij planeti eshte njesoj . Paraja e re , vanitoze dhe pa cak ne megallomani nga njera ane dhe elitat qe nuk I sheh neper Instagramet Facebook apo shpikjet e Tjera per Te kontrolluar cdo ndjesi e Informacion por qe kane arritur nje fitore te madhe per fat te keq . Hipokrizia si esence e jetes nherezore megalomania si nje koperture e Saj dhe vaniteti si nje make up Francez mbi nje fytyre te plakur nga veset.
Gjenerates se Ketij shekulli I qelloi kjo pandemia si nje ngjarje e erret qe perseritet ne 100 vjet . Dhe me e forte se frika ndaj Saj , ishin rregullat e mbrojtjes. Asgje njerezore , as puthje perqafime gezime emocione te forta qe te jepte kontakti njerezor. Shtrengimi i Duarve herezi dhe gezimi apo hidherimi me njerez I ndaluar . Ndalohet gezimi festa buzeqeshja .

 

 

Ajo hidhte keto rreshta dhe nderkohe e shqetesonte fakti qe nuk shkruante ne laps e leter per tia drejtuar Atij , dhe kjo jo per arsye Romantike. Thjesht per faktin qe ne nje moment Te caktuar teknologiise ndoshta thjesht disa butonave Ajo donte t’ia hiqte ate pushtet qofte dhe per pak sekonda .
Kete per vete dhe per ate . Ai ishte nje clodhje e Saj nje ajer plot oksigjen ne nje bote smogu Te mbushur me hipokrizi e fasade. Leviste lehte kopertinen e librit , nderkohe e acaronte fakti qe telefonin e kishte ende ne dore dhe vazhdonte Te shkruante .

Ishte nisja e nje letre , apo nisja e nje artikulli per Ate dhe vetem Ate . Ky ishte dyzimi I vetem qe Ai I shkaktonte. Asgje tjeter . Per kete Ajo e donte shume shume . Nderkohe i pelqente si e nisi letren-artikull por dhe Po qeshte thelle me vete , sepse ishte ai qe nuk e kishte frymezuar vetem me ngrohtesine dhe njekohesisht ashpersine e ndezese Te burrerise se tij , me prekjen qe dhe ne forcen e Saj ne te madhe shtrenguese ishte e embel , nuk e kishte frymezuar vetem me syte e bukur e Te lengezuar ( shenje e nje shpirti te madh por dhe inteligjence te madhe).
Nuk e kishte frymezuar thjesht ne te qenurit nje mashkull perfect . Kete Te fundit Ai ia kundershtonte, por ishte e vetmja pike ku Ajo nuk i bindej.
Jo, ai e kishte frymezuar ne rreshtat e pare se ishin pikerisht bisedat me Te , ne dekada e dekada deri tek filmi “ Ekuilibri “ , per te kuptuar , letersine si kenaqsi por dhe si mesazh . Per te kuptuar te verteten qe dihen por dhe qe thuhet madje me se Te larte . Dhe Ajo nuk eshte pa kosto .
Ajo kthehej pas ne kohe dhe shihte portretin e tij ti afrohej gjithnje e me shume botes se Saj enderrave te Saj , jetes se Saj dhimbjeve dhe gezimeve te Saj . Dhe Ai ishte aty.
Kur Ai Te lexonte rreshtat e pare Ajo imagjintonte nje buzeqeshje te Lehte te cepi i buzes se tij sikur donte t’i thoshte : Pse nisja ishte e tille ?

Ishte e tille sepse bisedat me te i kishte ne nje perputhje te plote te mendimeve e botes e Saj . Pervec rutines se perditshme , ai ishte njeriu me te cilin Ajo ndane gjithcka, bisedonte gjithcka , nuk kishte asgje te fshehte te Shpirtit qe ai nuk e dinte. Kjo nisje e letres-artikull vinte se mendimet e njejta te tyre ne biseda kishin ardhur natyrshem , dhe nuk kishin lidhje me faktorin kohe kishin lidhje ne faktorin botkuptim.

 

Televisioni , lajmet , vazhdonin , portalet mediat sociale gjithashtu , pandemia dhe vetem pandemia. Rreth vicioz shpirteror e fizik . Perjetimi sigurisht nuk eshte i njejte por te gjithe jane pjese e Ketij realiteti I cili tashme ka marre ngjyra jo fort te bukura . Por Ajo kushte zgjedhur oazin e Saj . Nje bote tjeter ku gjente prehje paqe e qetesi . Ishte Ai . Ajo bote e bente te lumtur . Brenda Saj Ajo bllokonte cdo mendim ndjesi klishe dhe ishte vetem me Te . I shihte te gjithe ne sy dhe me portretin e shpirtit te Saj sikur thoshte : ju njerez nuk e dini te fshehten time , ate te fshehte me nje bukuri perveluese , dhe nuk do ta dini Ajo eshte e imja e me perket vetem Mua.
Kujtonte cdo bisede me te dhe asnje shembull letersie asnje shkrimtar gjenial nuk e sillte Ate dot ashtu sic ia kishte sjelle Zoti ne udhe. E jetes se Saj .

Pandemia , perbindeshi i padukshem , zhdukeshin nen pervelimin e te fshehtes se Saj .

Nata Po binte mistike dhe e bukur . Hena perqafonte qiellin me mall . Me shume mall

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...