Nga Fahri Balliu/Libri i ri i Aurel Plasarit per te hershmen e te famshmen Arbni.

Diel, 15 November 2020 17:33

 

(Mendime dhe emocione per librin “Arbni”Historik, Gjeografik,Kishtar ,dhe Politik.

Nje autor i madh ne kohen e koleres zbuloi dhe perjetoi nje dashuri te madhe .Plasari me librin ne fjale ka bere me shume se kaq, sepse neper kembe eshte nje kolere e madhe ; banditizmi ndaj atdheut ndaj vlerave .
Dhe ne skenen e jetes vertiten hajdute profesioniste , qe duan te fshehin koleren e rrjepjes te atdheut permes termave kanceroze te koncesioneve apo marifeteve te tjera .
Me keq se kaq . Kane humbur njerezit e ditur jane zbehur veprat qe i perkasin pikerisht historise aq te lavdishme te ketij trualli , qe se paku ne cdo shekull eshte goditur nga heshta e fatit te zi sigurisht dhe nga faje te pakthyeshme te gjindjes ne kohet perkatese .
Gjithsesi si per te shpetuar nga kolerat e dites e te motit , Aurel Plasari ka sjelle pas nje pune te thelle shencore e te veshur me nje gezof te ngrohte lajmesh per driten qe binte mbi Arbni e qe sot regetin ne perleshjen e madhe te egzistences perballe ideologeve shtrigane qe duan ta cojne fatin e vendit andej nga nuk jane rrenjet e tij.
Per here te pare eshte Aurel Plasari qe sjelll ne menyren me te plote per nje lexues me te gjere , faktet se si ku jetonte rrenja jone ,Arbni.
Sigurisht libri eshte nje mundesi e arte qe duke perfituar nga qemtimi shume inteligjent i Plasarit ne arkiva dhe leximtari te nje klasifikimi te larte.
Plasari di ta lexoje edhe Zamputin edhe Shaban Demirajn , edhe zemadhin Johann Georg von Han, e deri tek fjalite fjalet dhe kontekstet e abacive qe pershkojne trupin e Arbnit.
Aurel Plasari ka hyre ne nje tunel shekullor ku shpesh ka nje verberi te plote dhe ai qemton , nen pushtetin e nje shprese dhe diturie serioze te gjej vezen e arte te lidhjes qe percakton kalimet nga kohe te ndritura dhe mjeruese te shkelqyera dhe deshtues qe jane panelet historike te kalimit nga Iliret tek Arbrit nga Arbrit tek Shqiptaret.
Plasari , me nje kembengulje te palodhshme e qemton faktin historik , jo vetem me dokumenta te pafundme apo zbulime te mirfillta te historianeve paraardhes , por me aparatin edhe te shkrimtarit ai di te kompozoje teza edhe nga letersia e atyre periudhave sic eshte referimi ndaj poemes historike te baronit Antonio Caraccio 1630-1702.
Studimi i poemes “Perandoria e shpaguar”(1679-1690) i zbulon personazhin e famshem ,Dhimitrin e Arbnit i cili ate kohe mbante dy tituj , si Princ I Madh dhe titulli i dyte ja rrit edhe me shume graden duke qe edhe dhender i Stefanit te I te Nemanjes.
Nje liber i tille merr vite te tera pune dhe sic eshte stili karakteristik i Plasarit , shume konciz , nuk mbulohet me nje artikull dhe emocion.
Ai kerkon kumtesa te mirfillta shencore dhe te adresuara ne keto periudha te errta mesjetare por me shume duam ta lajmerojme kete liber pishtar qe pershkon lavdine e origjines tone.Plasari e sheh ate pa nota romantike dhe entuziazem por me nje betim per te verteten , mbi te cilen pastaj ne shkrimtaret ne gjinite e ndryshme te shperthejme nje krijmtari qe do ishte velloja e diamant e ketij libri , qe , si nje burim i kthjellet shkumebardhe, ka shperthyer si shprese per te vaditur tokat qe po thahen nga lumenjte e bezhdilave te kohes toksike qe jetojme.
Libri ne fjale e ka dhene te verteten historike si ne driten e diellit para se te binte flama e zeze osmane mbi trojet shqiptare. Ne liber vezullojne personazhe brilante nga pergjegjsia publike , nga pergjegjsia per te verteten . Ata levizin neper kupolat politike ushtarake te kohes me dinjitet Arbnor jane te veshur me zulm te madh fitoresh me vrasje e vdekje te dhimbshme,gjithe ar e flori.E gjithe kjo bote e virgjer e Arbnit kjo “Zonje e rande” sic thoshte Pashko Vasa ra ne nje vdekje te callmes otomane.
Plasari e ringjall Arbnin me kufij e shpirt.
Qofte nje lajmerim fatlum se ringjallja vjen me kete telegram shencor si vetetime qe e autori e ka titulluar Arbni ,Historik , Gjeografik Kishtar dhe Politik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...