Ndërkohë që “Ready Player One” i riu pritet në kinema, Steven Spielberg tashmë po mendon për projektin e ardhshëm, lidhur me sagën e Indiana Jones.
Regjisori tregoi se xhirimet e kapitullit të pestë do të fillojnë në prill 2019 në Britaninë e Madhe, këtë njoftim ai e bëri në Rakuten TV Empire Aëards ku ishte i ftuar për dorëzimin e një çmimi special të karrierës. Nuk ka detaje mbi filmin përveç se Harrison Ford do të rikthehet në rolin ikonik të profesorit Henry Ëalton Jones.
Ai vlerësoi Elstree Studios në ‘Hertfordshire, ku kishte xhiruar katër filmat e mëparshëm të sagës së Indiana Jones, duke deklaruar “”Ia vlen gjithmonë të vish e të punosh me shumë talente angelzë, Aktorët, trupat….. të gjithë ata që më kanë ndihmuar të bëjë ata filma të mi. Dhe do të vazhdojnë të më ndihmojnë të bëjë filmat e mi kur të kthehem në prill të 2019 për të bërë episodin e pestë të Indiana Jones”.
Filmi ka filluar në 1981 me “I predatori dell’arca perduta” dhe vazhdoi më pas me “Indiana Jones e il tempio maledetto” (1984), “Indiana Jones e l’ultima crociata” (1989) dhe “Indiana Jones e il regno del teschio di cristallo” (2008).
Dalja e filmit të ri të sagës është parashikuar në verën e 2020.