Agim Doçi e Edmond Zhulali rikthehen përsëri në Eurovizion pas suksesit të parë me Anjeza Shahinin. Pas pesë vjetësh ata eksperimentojnë me një tjetër 17-vjeçare, Kejsi Tola. Kënga fituese e Festivalit të 47 të Këngës në RTSH, “Më merr në ëndërr”, me kompozim të Agim Doçit dhe Edmond Zhulalit ka radhën për t’u prezantuar në Rusi. Në Eurovision kënga u performua në gjuhën angleze me titull “Carry me in Your Dreams”. Shqipëria arriti sukses që në natën e parë të prezantimit të saj, pasi meori vendin e 7 nga 16 në gjysmë-finalen e dytë, duke arritur të kualifikohet në finale ku u pozicionua në vendin e 17 nga 25 këngët në konkurim. Sidoqoftë nëqoftëse do të merreshin për baze vetëm votat e publikut, Shqipëria do të fitonte vendin e 11. Ndërsa nëse do të numëroheshin vetëm ato të jurisë vendin e 23 në finale. Paraqitja si “barby”, tepër sensuale, seksi dhe joshëse, nuk shkoi edhe aq mirë me komponentët e tjerë, si muzika, zëri etj.
“Eurovizioni ishte një eksperiencë shumë e bukur për mua, e ndryshme nga ajo që kisha përjetuar në Shqipëri. Emocionet që të krijonte skena dhe publiku gjigand ishin shumë interesante, pa harruar intervistat e shumta në mediat më prestigjioze të globit.”
Në Rusi fitoi këngëtari i ri norvegjez, Aleksandër Rybak, i cili mori votat maksimale në shumë prej vendeve që e votuan, një rekord më vete.