Romani “Mbi Varkën e Karontit” i Dine Dines dhe mesazhet aktuale

E mërkurë, 02 May 2018 08:14

NGA SHKELQIM BYLYKBASHI*

Historia e një njeriu qe ka kaluar hetuesi ne burgjet shqiptare dhe ka jetuar ne internim, sado bukur qe te tregohet apo te përshkruhet me elemente letrare e artistike, ajo asnjëherë nuk do te besohet nga brezat e rinj apo nipërit e mbesat e atyre qe e vuajtën këtë kohe dhe tmerr se bashku!.
Ne gjykimin tim te gjithë ata qe viti 1991 i zuri mbi 16 vjec sigurisht qe i mbajnë , mend mire se fare kane hequr nga sistemi komunist dhe veçanërisht nga njerëzit e sigurimit apo spiunet ordinere te sektorëve, lagjeve apo fshatrave!.
Romani i Dine Dines me ktheu pas ne ato vite duke me treguar me detaje dhe imtesi shume domethenese e per te njohur ate pjese te jetes se tim eti apo shume miqve te familjes qe nuk kam njohur kaq imtesisht dhe hollesisht sic eshte hetuesia dhe format apo metodat e ndryshme qe perdornin strukturat e Ministrise se Brendeshme dhe sigurimi i shtetit per te plotesuar planet e tyre per arrestime dhe denime nepermjet te cilave realizonin disa objektiva, si krijimi I terrorit tek te internuarit dhe mbajtja e popullates nen presionin e arrestimit, Krijimi I nje fuqie punetore te afte e me energji fizike por edhe te lire persa u perket kostove financiare per minierat dhe veprat e ndryshme qe sistemi komunist ngriti pas marrjes se pushtetit me dhune ne 1945.                            
Mjaft vepra te rendesishme te kohes si Tharja e Kenetes se Maliqit,  Aeroporti i Rinasit, Kanali I Vlashukut qe sherbeu per marrjen e ujit nga Devolli dhe krijimin e rezervuarit te Thanes ne Lushnje, Kampi I Tepelenes ku grate dhe vajzat mbanin me dru furrat e bukes dhe ushtrine ne ate kohe, fab tullave ne Kamez, Minierat e pafund si ajo e Bulqizes, Spacit apo Fusharrez dhe Qafebari deri tek ngritja e rafinerise se naftes ne Ballsh si dhe mjaft e majft vepra te tjera te cilat jane ngritur nga duart,  djersa dhe gjaku i te burgosuerve politike. Jane te shumte ata te denuar qe kane lene kockat dhe nuk u eshte gjendur asnje gjurme pasi u trajtuan si kafshe dhe nuk ju vendos asnje gur e jo me tu behej nje varr apo nje shenje sado modeste!.
Dine Dine sjell shume origjinale gjithe situatën e krijuar ne nje trekëndësh shume interesant te shoqërisë se asaj kohe sic ishte
1 - Shtresa e armiqve (ku përfshihen te përndjekur, kulake, ish pronare, armiq te klases, te internuar dhe te burgosur)
 2 - Shtresa e mesme e pafajshme dhe lehtesisht e perpunueshme (spiunet dhe bashkepunetoret e sigurimit besniket pa kufij te sistemit si dhe policet e gardianet sherbetore per nje cope buke) dhe                                                                                 

 3 - Te fundit ne kete liste po te fuqishmit e ata qe vendosnin mbi fatet e secilit (hetues, prokurore, gjykates )

Dine Dine tregon qarte se ne listën e gjate te njerëzve me te cilet e lidhi fati dhe rrethanat gjate internimit dhe hetuesisë, ai nuk harron kollaj ata te cilet ne punen e tyre e kaluan cakun e profesionit dhe detyres duke shkuar me tej deri tek shkelja e cdo te drejte qe ua jepte ligji edhe berja me pasion e detyres si shenje besnikerie e verber ndaj sistemit dhe nje menyre shume e mire per te mare vemendjen e shefave per te siguruar kariere apo privilegje te ndryshme per kohen. 

Dinia sjell me nje origjinalitet te admirueshem disa elemente te perditshmerise ne ambjentet e birucave dhe maredheniet me abstrakten qe sidoqofte merr shpjegim ne cdo situate dhe ajo cfare e ben interesant Dinen si protagonist eshte pikerisht ky origjinalitet. Komunikimi me dy figura qe rrinin mbas dere ne nje  stampe si te vene qellimisht per tu bere presion neper biruca si dhe dy hije qe silleshin neper biruce duke jua ngushtuar me shume akoma hapesiren fizike dhe ate psiqike. Dy kriminelet me te medhenj Stalini me Enverin.  Maredhenia me shoket ku tenton gjate te hyje ne komunikimin me Evgjeni Merliken nepermjet disa kodeve qe instikti i shpik ne rrethana te caktuara. Dy jane meraket qe e shoqerojne Dinen ne kete proces hetuesie, pare ne kendveshtrimin tim.

Meraku I pare se mos nuk do tu rezistonte torturave apo presioneve dhe kjo do ta nxirrte nga hetuesia spiun, dhe per brezin e shtresën shoqërore te Dines kjo ishte shume e rende dhe e para qe do ta ndëshkonte ne kete rast ishte nena.

Meraku I dyte ai se ne menyren se si po zhvillohej hetuesia, hera heres I krijohej pershtypja se do te merrte nje denim pak me te bute se shoket e tjere por qe nga ana tjeter kjo do te prodhonte nje situate krej paradoksale se kur te gjithe shoket e tij denoheshin standart me 10 vjet heqje lirie. Gjyqi, sa qesharak nga aspekti juridik po aq edhe dramatik nga aspekti njerezor,  i sjelle aq origjinal nga Dinja me te gjitje elementet e tij ku familja eshte prezente dhe vuan mungesen e djalit, bashkeshortit dhe babait por edhe ftohtesia e pandjeshmeria metalike e sistemit (policit) ku nuk te linte as te pershendeteshe me njerezit e tu me te dashur. Denimi i tij me 8 vjet do te krijonte dyshime nga me te ndryshmet. Loja e Dines me deshmitaret si dhe maskarada e prokurorit marin fund nga vendimi I gjyqtarit, I cili vulos perfundimisht me 10 vjet burg. Nepermjet lojes artistike por edhe ngjarjes reale vihet ne dukje nje nga tiparet me te perhapura te sigurimit te shtetit ne ate kohe, dalja e deshmitareve te rreme apo te detyruar sipas rastit. Neni I famshem 55/1 per Agjitacion e Propoganade nuk kish si ta perjashtonte Dine Dinen.

Nje tjeter vleresim qe kam per autorin eshte ai I bagazhit te madh artistic qe ka cka duket edhe ne fjalorin e perdorur ne roman si edhe tregon qarte deshiren e tij te madhe per letersine. Ne kushte te nje lirie te kufizuar me 30 vjet interrnim Dinja ka mundur te lexoje letersi bashkekohore dhe pse ne kushte tejet te rrezikshme dhe I ndergjegjshem qe nje dite do te arrestohej, ku cdo bashkebisedues te duket si spiun I future per te provokuar dhe mare nje informacion qe nje dite do te perdorej si prove. Gjithshka pritej ne koshiencen e Dines, arresti ishte thjesht ceshtje kohe.

Falenderimin e vecante per Dinen por njeherazi edhe per te gjithe bashkevuajtesit e tjere te cilet kane bere nje sherbim shume fisnik shtreses qe perfaqesojne, shoqerise dhe historise sone kombetare duke I treguar, shkruar apo filmuar te gjitha vuajtjet e persekutimet si nje rrefim per brezat e rinj dhe njohjen e tyre me sistemin dhe dikaturen me te eger komunise qe ka njohur bota, sistemin e Enver Hoxhes. Menyra aktuale e te qeverisurit ne Shqiperi ka filluar te ngjalle nostalgji per ate pjese qe nuk e duan dhe nuk e kuptojne dot demokracine si liri dhe kapitalizmin si rend qe I jep mundesi te barabarta secilit pa asnje lloj dallimi.

Mungesa e njohurive nga brezat e rinj per krimet qe ka bere Enver Hoxha dhe sistemi komunist ne Shqiperi per 45 vjet , nxjerr akoma me me vlere romanin “Mbi Varken e Karontit” te Dine Dines si dhe cdo veper artistike e cfaredo forme qofte qe ne themel ka publikimin e se vertetes si nje pasqyre per te reflektuar si komb e per te ndertuar nje shoqeri sa me te shendoshe per te ardhmen. 

Mënyra me e mire per te luftuar Komunizmin është te tregojmë se cfare masakrash e krimesh ka bere ai ne 45 vite diktature ne Shqiperi.

*Kumtese e mbajtur ne promovimin e organizuar nga Federata Panshqiptare e Amerieks"VATRA" me 28 prill 2018

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 16:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...