Eurovizioni, në 8 maj flamuri shqiptar valëvitet në Lisbonë
Dhe një javë ka ngelur nga nata e parë e Eurovizionit në Lisbonë. Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira (Entela Fureraj) janë duke bërë përgatitjet për edicion e radhës të Eurovisionit, ku do të jenë konkurrentë, por konkurrenca nuk i ka ndaluar këngëtarët, të cilët flasin më krenari për prejardhjen e tyre, të bëjnë një fotografi së bashku, duke krijuar figurën e shqiponjës me duar. Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka udhëtuar këto ditë drejt Lisbonës, ku do të përfaqësoj Qipron në festivalin evropian “Eurovision”. Në një intervistë për Wiwiblogs, Eleni e ka thënë me krenari se është me prejardhje shqiptare.
“Është vështirë të jetosh në Shqipëri dhe pastaj të fillosh jetën në një shtet të ri, ku nuk e njeh askënd, por gjitha këto vështirësi mua më kanë bërë kjo që jam. Unë jam krenare që jam shqiptare dhe jam shumë e lumtur që jam rritur në Greqi i cili është një shtet fantastik por jam edhe krenare që po e përfaqësoj Qipron në Eurovision”, është shprehur Foureira.
Kujtojmë që Eurovisioni këtë vit mbahet më 8 maj dhe me dy aritstët shqiptarë Bushpepaj dhe Fouriera, pritet të bashkohet edhe i treti, Ermal Meta që përfaëqson Italinë.
Eugent Bushpepa me këngën “Mall” ishte fitues i Festivalit të 56-të Këngës në TVSH, festival ky që i siguroi biletën për Eurovizion dhe do shpalosë flamurin kombëtar shqiptar në Lisbonë.
Eleni Foureira është shqiptarja e dytë që do të marrë rrugën për në Eurovizion. Eleni do ta përfaqësoj Qipron me këngën “Fuego”. Ajo jo rrallë herë e ka potencuar se është shqiptare, por kësaj radhe do të ecë drejt skenën me flamurin e Qipros.
Ermal Meta është shqiptari i parë që fitoi Festivalin e Sanremos, i cili jep dritën jeshile për përfaqësimin e Italisë në Eurovizion. Ermali bashkë me Fabrizio Moro do marrin rrugën për Lisbonë nën petkun e flamurit të Italisë me këngën “Non mi avete fatto niente”.