×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Art, muzikë dhe poezi shqiptare në Sibiu të Rumanisë

E mërkurë, 02 May 2018 18:02

Në mjediset e Bashkisë së qytetit Sibiu (Kryeqyteti Kulturor Europian për vitin 2007) në Rumani, u zhvillua një mbrëmje artistike shqiptare, duke pasur si komponentë të saj: art vizual, muzikë dhe poezi bashkëkohore shqiptare. Veprimtaria u organizua nga Shoqata “Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë” (ALAR) dhe Bashkia e Qytetit Sibiu.

Ekspozita kishte si protagonistë piktorin shqiptar, Gentian Zeka, dhe artisten nga Sibiu, piktoren Aurelia Calinescu. Grafikat e piktorit pogradecar me trajta abstrakte, por të endura me mjeshtëri si azhuret e një ëndrre, zgjuan kërshërinë e artdashësve nga Sibiu, por dhe të turistëve të shumtë të huaj që vijnë në këtë qytet të njohur të Transilvanisë. Artistja rumune ekspozoi punime që lidheshin me poetin e madh rumun, Cezat Ivanescu, me origjinë shqiptare nga nëna, për t’i bërë kësodore një homazh poetit, i cili dhjetë vjet më parë do të ndahej nga jeta.

Në hapjen e aktivitetit folën Dr. Radu Savulescu, Kryetar i ALAR, kritiku i artit dhe letërsisë, Dr. Luan Topçiu, si dhe artistja Aurelia Calinescu. Folësit theksuan rëndësinë e kësaj veprimtarie për njohjen e mëtejshme të artit, letërsisë dhe muzikës shqiptare në Rumani. Të gjithë shprehën bindjen se arti dhe kultura janë urat më të mira të komunikimit midis popujve. Gjuha universale e artit, pikturës, muzikës dhe poezisë janë mjeti më i efektshëm për të përcjellë imazhin e një populli. Të pranishmit vlerësuan formati artistik, të përzgjedhur me sqimë, përmes të cilit, ata u njohën me një artist figurativ shqiptar bashkëkohor, piktorin Gentian Zeka, me muzikën shqiptare tradicionale, të interpretuar nga këngëtarja lirike e talentuar Florentina Barbu, e shoqëruar në kitarë nga Daniel Bertesteanu. Gjithashtu, të pranishmëve iu dha mundësia të dëgjojnë poezi shqiptare, të recituar nga aktorët e njohur të Teatrit "Radu Stanca", të Sibiu Ioana Blaga Frunzescu Florin Cosuleţ.

Mbrëmja e ndez nga tingujt e muzikës lirike shqiptare, serenada korçare, muzikë qytetare shkodrane, arbëreshe etj. Gjithashtu, aktorët e mirënjohur të teatrit rumun, sollën për artdashësit e Sibiut, forcën, lirizmin,  ndjeshmërinë e poezisë shqipe të autorëve Ismail Kadare, Visar Zhiti, Dritero Agolli, Ilirian Zhupa, Xhevahir Spahiu, Martin Camaj, Rita Petro, Bardhyl Londo, Skender Rusi, të përkthyer në rumanisht nga Luan Topçiu dhe Marius Dobrescu.

Një vend i posaçëm iu kushtua dhe 10 -vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit të madh rumun, me origjinë shqiptare, Cezar Ivanescu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...