“Besa” është trilleri mafioz që “Antenna Group” kompania mediatike greke, do të sjellë së shpejti në bashkëpunim me skenaristin Toni Jordan. Kjo dramë origjinale e mafias shqiptare do të ketë 12 pjesë nga 45 minuta dhe duket se grekët janë kujdesur që të transmetohet falas në Serbi, Slloveni dhe Kroaci. “Besa”, e cila në gjuhën shqipe do të thotë një kod nderi ose mbajtja e një premtimi, ka të bëjë me Urosin, një familjari që drejton një biznes të vogël në Beograd. Ai vret një grua të re në një aksident rrugor, por për fat të keq për të ajo është vajza e një bosi jashtëzakonisht të dhunshëm të mafias. Atëherë, ai detyrohet të punojë për rrjetin e krimit të organizuar.
Ky është subjekti mbi të cilin ka ndërtuar serialin skenaristi Jordal, i cili shprehet se ekziston një interes në rritje nga audiencat ndërkombëtare për përmbajtjen e shkruar në gjuhë të tjera.
“Besa është një histori unike që shfaq botën pak të njohur të mafias shqiptare, zakonet e saj, brutalitetin e paimagjinueshëm dhe kodet e habitshme morale.”- ka thënë ai.
Dalja e një seriali ku serbët janë “viktima” dhe shqiptarët “keqbërësi” dhe që trajton “pjesën negative” të popullsisë shqiptare do ngjallë debate apo do tensiononte edhe më tepër situatën midis dy vendeve.