×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Për botën, 1945 ishte “Viti Zero”

Premte, 04 May 2018 18:58

 0

Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, si fituesit, ashtu edhe humbësit, kërkonin me zë të lartë ndryshime sociale të përmasave epokale. A u bënë ëndrrat e tyre realitet?

Lufta e Dytë Botërore qe një prej evenimenteve më të mëdha të historisë njerëzore. Midis 1937 dhe 1945 më shumë se 100 milion burra e gra u mobilizuan në forcat e armatosura në të gjithë sipërfaqen e globit, pa llogaritur qindra milion civilët e përfshirë në konflikt si punëtorë, robër, skllevër dhe shënjestra.

Çdo cep i planetit, edhe më i largëti nga frontet ku luftohej, u përfshi në këtë katastrofë çnjerëzore. Kështu që pyetja që shtrohet është: në çfarë mënurë kjo përvojë e përbashkët na ka influencuar pas përfundimit të saj? Sigurisht që ka krijuar një mentalitet të përbashkët për të gjithë: atëhere si është manifestuar? Ose, më mirë, në çfarë mënyre kujtimi i Luftës së Dytë Botërore e ka ndryshuar botën?

Shpesh momenti i përfundimit të luftës kujtohet në mënyrë fuqimisht të idealizuar. Festohej në mënyrë të çfrenuar në Londër e në Paris në VE Day (Victory in Europe Day, Dita e Fitores në Europë, 8 maji 1945) dhe në VJ Day (Victory over Japan Day, Dita e Fitores mbi japoninë, 15 gusht 1945), ndërsa në qiejt mbi Kremlin shpërthenin fishekzjarret dhe në Times Square të Neë York marinarët puthnin infermieret. Presidenti amerikan Truman ia përsëriti shumë herë popullit të tij se ishin “në pragun e një bote të re” dhe se pas vdekjes së “një bote në luftë” do të lindte një “botë në paqe”.

Me 16 gusht 1945, të nesërmen e dorëzimit japonez, Truman shpalli se ajo në të cilën po asistohej ishte “një fillim i ri për historinë e lirisë në Tokë”. Por, për sa autentike në momentin kur shpreheshin, këto ndjenja përfaqësojnë një vizion shumë të anshëm të valës emotive që shoqëroi mbarimin e luftës. Përkrah haresë dhe festimeve pati reagime të çdo lloji: në shumë anë të globit emocionet predominuese në 1945 qenë turpi dhe zemërimi. Në Europën Perëndimore pamja e gruas me kokën tullë, që ia kishte dhënë trupin e saj armikut, u bë një simbol i fuqishëm kolaboracionizmi dhe kundër kolaboracionistëve, si në Europë, ashtu edhe në Azi, shpërtheu një valë e dhunshme hakmarrjeje.

Në shumë prej zonave më të shkatërruara, sidomos në vendet e mundura, njerëzit ju dorëzuan dëshpërimit, asaj që korrespondentja e luftës Janet Flanner e quajti “vetmia e disfatës së plotë fizike”. Por edhe në vendet fituese ndjenjat nuk qenë aq të qarta e të prera siç është zakon të kujtohen sot: “Provova vetëm një ndjesi të çuditshme humbjeje”, kujtoi John MacAuslan, ish zyrtar i inteligjencës britanike. “Gjithçka që kisha njohur prej shumë kohë sapo ishte zhdukur dhe dukej se nuk kishte asgjë për ta zëvendësuar… Ishte zhdukur çdo gjë”.

Domethënë, është korrekte të pohohet se kujtimi i 1945 si agimi i një erë të re shprese është patjetër i anshëm, pavarësisht se përfaqëson vetë zemrën e mentalitetit të pasluftës. Motivi i vazhdimit të duhet kërkuar pjesërisht në faktin se është kështu që mjetet e komunikimit të kohës e paraqitën fundin e konfliktit, pakashumë kudo. Ato që drejtuan korin qenë Shtetet e Bashkuara, fitues të padiskutueshëm të luftës, që në 1945 kishin Marinën dhe Aviacionin më të madh të planetit dhe një ushtri me të cilën vetëm ajo sovjetike mund të rivalizonte. Përveçse ishte në atë moment fuqia e vetme bërthamore në botë. Konflikti i kishte edhe pasuruar jo pak: midis 1939 dhe 1945 ekonomia amerikane ishte pothuajse dyfishuar në vëllim dhe në fund të konfliktit përfaqësonte pakashumë gjysmën e PBB-së e të gjithë botës. Kur në Amerikë figurat publike lajmëronin fillimin e atij që po fillohej të quhej “shekulli amerikan” nuk është se vetëm po uronin: edhe po tentonin që të përqaseshi me përgjegjësinë e madhe të re me të cilën ishte ngarkuar vendi i tyre.

Në një goditje të vetme Shtetet e Bashkuara e shikonin veten se qenë bërë polici i racës njerëzore, financieri i votës dhe përfaqësuesi më i afërt me një Samaritan të Mirë që planeti ynë kishte patur ndonjëherë: në dritën e kësaj, nuk është çudi që amerikanët do të donin të bindnin si vetevten, ashtu edhe të tjerët, se bota do të bëhej një vend më i mirë falë përpjekjeve të tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...