×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

2015, Elhaida Dani, një zë i bukur i pafat

Diel, 06 May 2018 09:26

Nga historiku i prezantimit të Shqipërisë në Eurovizion

Pas dy dështimeve spektakolare, njëri pas tjetrit, Shqipëria gjen natën finale dhe tregon se është gjallë. I takoi Elhaida Danit të shkonte në natën finale të Eurovizionit, në Vjenë të Austrisë, finale që u zhvillua të shtunën në 23 maj. Këngëtarja shkodrane e përfaqësoi denjësisht Shqipërinë me këngën “I’m Alive”, duke performuar në natën e parë të “Euroviosion”-it. Edhe në natën finale Elhaida Dani ka shkëlqyer. Performanca e saj ka qenë tejet pozitive, duke treguar edhe njëherë potencialin e jashtëzakonshëm vokal të saj, ashtu siç bënte pak vite më parë edhe në “The Voice of Italy”, por edhe në finalen e edicionit të 9 të “Top Fest”. Sikurse ndodhi me këngëtarë të tjerë më herët, RTSH në fillim përcaktoi këngëtaren dë do marrë pjesë, pastaj kënga u shpall fituese e i dha të drejtë këngëtares të merrte pjesë në Eurovizion, këtë e vërteton fakti se pas tërheqjes së kompozitorit nga gara, duhej të tërhiqeshin ehe të tjerët, por TVSH e gjeti zgjidhjen. Kur është krijuar festivali i këngës në RTSh, fitues shpallej kompozitori dhe këngëtarët ishin në plan të dytë, e drejta e autorit  takon kompozitorit, jo interpretuesit. Nga mesi I viteve 80-të pati një vleërsim e kujdes edhe për këngëtarin. Kjo për faktin se Kënga fituese e Fesitvalit 53 ishte kënga “Diell”, por autori i saj u tërhoq dhe RTSH mbajti këngëtaren dhe krijoi një këngë të re “Unë jam gjallë” me muzikë të Zzap & Chriss (Arbër Elshani dhe Kristijan Lekaj) dhe tekst të Sokol Marsit në shqip e Linda Halimit në version anglisht.

Gjithsesi interpretimi i Elhaidës ishte i bukur, me emocion, por pa fat se rezultati në fund ishte zhgënjyes, si zakonisht, ku Shqipëria ze vendet nga 15-17. Megjithëse ndryshoi përsëri formula e votimit, Elhaida zuri vendin e 17 me 34 pikë, ku fqinjët tanë e votuan minimalisht këngëtaren tonë.  Megjithatë nga votat popullore Eladia ishte vlerësuar lart, por juria “profesionale” bëri llogaritë e veta.  E megjithatë, në Vjenë fitoi këngëtari i Suedisë me këngën “Heroes”, duke lënë pas Rusinë dhe Italinë. F. Slatina/55news.al

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...