Me iniciativën e deputetit Nikola Ciraci i cili prej kohësh është angazhuar për përmirësimin e raporteve ekonomike dhe kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë, konservatori i muzikës Tito Schipa i Leçes i drejtuar nga Biagio Marzo dhe mjeshtri Spedikati vendosen të organizojnë më 15 maj me prezencën e ambasadores shqiptare në Rome zonjës Anila Bitri një aktivitet kulturor kushtuar tenorit italian me origjinë Arbëreshe Tito Schipa, emrin e të cilit mban konservatori.
Pas takimit do të mbahet edhe një koncert me muzikë napoletane dhe dhënia e çmimeve muzikore për tre artistët shqiptare, piktorit Arben Shira dirigjentit Ermir Krantja dhe pianistes Aksinja Xhoja.
Deputeti Nikola Ciraci deklaroi se nuk ekziston integrim më i mirë midis Shqipërisë dhe Italisë e Europës se ajo përmes muzikës dhe kulturës.
Është ky mesazhi që duam të japim në këtë ditë miqësie, deklaroi deputeti Ciraci.