Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare piktori danez, Per Kirkeby, figurë madhore e pikturës europiane të pasluftës. Lajmin për vdekjen e bëri galeria e tij.
“Ai njihej si skulptor, regjisor filmash dhe piktor i përqendruar te peizazhet, drita dhe ngjyrat”, thekson në një komunikatë galeria “Michael Werner” në Londër.
“Gjatë pesë dekadave të fundit të karrierës së tij, ai zhvilloi një paletë dhe një fjalor imazhesh personale, të nxjerra kryesisht nga vëzhgimi i natyrës”, sipas komunikatës.
Kirkeby kishte studiuar histori natyrore dhe gjeologji në vitet 1950 dhe kishte marrë pjesë në shumë ekspedita në Arktik dhe GrWnland.