×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Në Universitetin e Tetovës u promovua revista letrare "Illz"

E Enjte, 10 May 2018 18:33

Nga Selam Sulejmani

Në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tetovës u bë promovimi i 12 numrave të revistës letrare ,,Illz”, kushtuar personaliteteve të letërsisë shqipe si, Gjergj Fishta, Naim Frashëri, Ismail Kadare e Zija Cela. Në këtë promovim, theks i veçantë iu kushtua numrit 10 të kësaj reviste kushtuar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut. Dekani i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Fatmir Sulejmani në fjalën e tij tha se kjo revistë ka dy vite që botohet në çdo dy muaj dhe ka arrituar të imponohet si një ndër revistat më të vlefshme në trojet shqiptare. “Revista ,,Illz" është një vlerë e madhe për kulturën tonë. Ajo është e hapur edhe për vlerat që krijohen në sisteme të ndryshme kulturore. Një kulturë pasurohet kur arrin të përthith vlera nga sistemet tjera dhe pikërisht në këtë drejtim jep kontribut të madh kjo revistë me drejtor Izet Durakun, kryeredaktor Rexhep Shahun dhe përkrahës Flamur Hoxhën. Krahas revistës botohen edhe shumë libra me vlerë për kulturën dhe historinë tonë dhe kjo duhet çmuar. ,,Illz” është revistë që na duhet”, tha mes tjerash Prof. Dr. Fatmir Sulejmani.Kryeredaktori i Revistës ,,Illz”, z. Rexhep Shahu, në fjalën e tij kryesisht u fokusua mbi numrin 10 të kësaj reviste. “Dëshiroj të falënderoj Rektorin e Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ametin për mikpritjen dhe mundësinë që na kanë dhënë që para studentëve dhe profesorëve të bëjmë prezantimin e revistës tonë letrare. Ky është një vlerësim tejet i madh që na është bërë si në asnjë qytet tjetër shqiptar. Revista për Skënderbeun ka 115 autorë, 30 shkrime eksluzive dhe kanë punuar 25 përkthyes për të sjellë shkrime të panjohura deri më tani për Skënderbeun dhe konsiderohet si botimi më special dhe më i zgjeruar deri më sot për figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeu”, shtoi z. Rexhep Shahu.Drejtori i revistës, z. Izet Duraku tha se revista ,,Illz” ka për mision që të përcjell mesazhe paqeje dhe mirësie përmes letërsisë. “Revista ka për mision që të shemb barrierat midis vendeve, njerëzve dhe kombeve, dhe të sjell mirësi, paqe dhe dashuri përmes letërsisë. Ne kemi ardhur në Tetovës si misionarë të fjalës së lirë, të fjalës së bukur dhe të fjalës së hijshme për njerëzit, gjithnjë në shërbimin e tyre në kuptimin e mirësisë, e vlera të mira të shembullit të mirë dhe më mirë se kushdo tjetër këtë e sjell letërsia dhe ne përmes kësaj reviste mundohemi të depërtojmë tek çdo shqiptar”, deklaroi z. Izet Duraku. Profesori Salajdin Saliu u shpreh se për nga tematikat që kjo revistë trajton dhe flet qartë se është një revistë e strukturuar mirë. “Revista "Illz" është një vlerë e madhe për kulturën tonë. Ajo është e hapur edhe për vlerat që krijohen në sisteme të ndryshme kulturore. Një kulturë pasurohet kur arrin të përthith vlera nga sistemet tjera dhe pikërisht në këtë drejtim jep kontribut të madh kjo revistë me drejtor Izet Durakun, kryeredaktor Rexhep Shahun dhe përkrahës Flamur Hoxhën, u shpreh Doc. Dr Salajdin Saliu. Në promovimin e revistës Illz të pranishëm ishin: Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, prorektorë, senatorë, dekanë, si dhe profesorë dhe studentët të Fakultetit Filologjik. Ky aktivitet u begatua edhe me një pikë artistike, duo harkore e përgatitur nga studentët e Fakultetit të Arteve, Arbëresha Ademi dhe Gresa Memedi.

Modifikuar më Premte, 11 May 2018 08:48
Login to post comments